‘Nëse marrëveshja e refugjatëve na çojnë drejt BE, dakord’/ Debati mes Luarasit dhe Shkullakut: Kjo vjen nga një socialist i thekur si ti, që bën aleancë me...

22:24, 16/11/2023
A+ Aa A-

Pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi e ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv ka deklaruar dakortësohet me marrëveshjen e Shqipërisë me Italisë për sjelljen e refugjatëve në vendin tonë, nëse kjo do të çonte drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë një debati të gjërë me gazetarin Armand Shkullaku, ai i kundërpërgjigjet se kjo marrëveshje bëhet për një pjesë të Italisë, duke thënë se socialistë fanatik si Luarasi, ka edhe në Itali që bëjnë pazare me parti postfashiste për të grumbulluar refugjatë.

Luarasi: Kemi të bëjmë me një vend jashtë Bashkimit Europian, kemi të bëjmë menjë vend si Italia anëtare e Bashkimit Europian. Unë nuk jam eksperte e emigracionit dhe nuk pretendoj ta bëjë këtë rol, prandaj po i referohem rolit të dy njerëzve që janë ekspert të kësaj fushe. Këtë marrëveshje duhet ta ratifikojë parlamenti shqiptar. Për mua, nese ndihmon në integrimin e shqipërisë në BE është e mirë.

Shkullaku: Kjo nuk bëhet për Italinë, kjo bëhet për një pjesë të Italisë sepse një pjesë tjetër është kundër. Për më tepër një socialist i thekur siç je ti, siç janë shumë atje që janë ruajtur me idealet e së majtës, barazisë, drejtësisë sociale, të drejtave të njeriut etj bën aleancë me një parti postfashiste  për të marrë kafaze me refugjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco