‘I vetmi person që jam zënë në KOP’/ Baçe: Basha pa parime, mund të behet qilim, tigër, çfarë të duash

21:09, 14/11/2023
A+ Aa A-

Akademiku Apollon Baçe, i ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda Partisë Demokratike.

I pyejtur nga Krasta në lidhje me vendimin e gjykatës për të pezulluar ndryshimet statutore të kuvendit të Lulzim Bashës dhe si e sheh sjelljen politike të këtij të fundit, Baçe u shpreh se e njeh prej kohësh dhe është një person që nuk ka sjellje të caktuar, nuk ka parime dhe është një pragmatist i habitshëm.

‘I vetmi person që jam zënë në KOP ka qënë ky. Nuk ka parime ky, është vetëm një pragmatist i habitshëm, mund të bëhet qilim, mund të behet tigër, mund të bëhet çfarë të duash’, u shpreh Baçe.

Krasta: A e justifikoni sjelljen politike të Bashës dhe si e parashikoni?

Baçe: Basha nuk ka një sjellje të caktuar. Unë e njoh se kam qënë në KOP me të dhe i vetmi person që jam zënë në KOP ka qënë ky. Nuk ka parime ky, është vetëm një pragmatist i habitshëm, mund të bëhet qilim, mund të behet tigër, mund të bëhet çfarë të duash. Në këtë moment del se ky donte që të mbyllej kjo, po atëherë pse e hapi?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco