Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mocioni, pse Edi Rama u fsheh pas Lindita Nikollës?

'Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht do të shfryjnë dëshirat e tyre me vajzat e bardha shqiptare'/ Rama tallet me shqiptarët

'Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht do të shfryjnë dëshirat e tyre me vajzat e bardha shqiptare'/ Rama tallet me shqiptarët

19:46, 14/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Medias për Europën Juglindore, ku foli për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Në vend të shpjegimeve për një marrëveshje në ''errësirë'', dhe të kundërshtuar nga gjithë vendet perëndimore, Rama flet me gjuhe seksiste për vajzat shqiptare.

Kreu i qeverisë u ndal te përhapja e lajmeve, të cilat i quajti të tmerrshme, ndërsa i ironizoi ato. Ndër të tjera ai tha se “do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardha shqiptare. Deri në këtë pikë arriti.”

“Kur kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e shpjegoi marrëveshjen për shtypin, qartësoi se në këtë program përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. Lajmi që doli ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’. Pra lajmi është i përhapur, ndaj më është dashur ta shpjegoj, por ngelet e ngulitur në mendjet e njerëzve. Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardha shqiptare. Deri në këtë pikë arriti. Çdokush pozicionohet në llogoren e vetë, është vetëm kjo prirja për të qëlluar. Ky është një shqetësim që kam dhe doja ta shprehja.”, u shpreh Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco