KAFE SHEQETO/ Përdorimi i bandave në fushatë nga pushteti, Hoxha: Është një sjellje kriminale institucionale

09:30, 13/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit “KAFE SHQETO” në Syri tv ishte, Arjan Hoxha – Ish drejtues i Policisë/ Anëtar i Këshillit Kombëtar.

Ai ka komentuar gjendjen e rëndë të kriminalitetit në vend dhe përdorimin e bandave gjatë fushatës elektorale dhe gjatë ditës së votimeve nga ana e pushtetit.

Prezenca e këtyre bandave u ka shërbyer për disa arsye. Duke parë anësinë  e tyre në zonat ku ata kane influence, biznesi për të zhvilluar punën e vet dhe përmes presionit të atyre bandave kriminale kanë influencuar tek punonjësit e tyre, pasi kanë shumë të punësuar. Ata punë që mund të bëjnë 10 organizata në terren e bëjnë një grup banditësh me 3 - 4 persona.

Se si kanë arrit ti mbledhin rreth tyre, Një pjesë të tyre duke i amnistuar ne procese gjyqësore, një pjesë duke i mbajtur peng apo me tendera.

Është një sjellje kriminale institucionale e instaluar ne këtë vend e cila çdo dite e me tepër ka marrë peng jetën e qytetarëve shqiptare. Te gjithë kanë frikë. Edhe biznesmenët vazhdojnë të punojnë këtu por familjet e tyre e kane sistemuar diku ne Evropë.

Duhet të bashkohemi një kauze për të çliruar këtë vend.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco