SYRI TV/ Kurthi nga Policia për Fredi Belerin, ish-shefi i policisë së Himarës pranon pagesën

13:56, 08/11/2023
A+ Aa A-

Fakte skandaloze janë publikuar në gjykatë në lidhje me prangosjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Personat të cilët kanë inskenuar të gjithë aksionin e arrestimit të z. Beleri  kanë deklaruar se janë instruktuar dhe paguar nga Policia e Shtetit. Si personi që është përdorur si karrem nga Policia, ashtu edhe instruktori i policisë kanë pohuar para togave të zeza se veprimi është bërë me koordinim të plotë nga instancat shtetërore. 

Nga SYRI TV

Në seancën e fundit të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të gjykimit të çështjes Beleri, janë dhënë 4 pohime gjyqësore jashtëzakonisht të rëndësishme lidhur me prangosjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës. 

Sipas një deklarate të dhënë para gjyqtarëve të çështjes, bashkëpunëtori i Policisë dhe kallëzuesi i Belerit, Arsen Ramaj, i pyetur në cilësinë e dëshmitarit të akuzës pranoi se për të bashkëpunuar me qëllim arrestimin e kandidatit te opozitës Fredi Beleri është paguar nga Policia e Shtetit . 

Gjithashtu edhe shefi i Komisariatit të Policisë Vlorë, Ermal Hajdini në cilësinë e ish-Shefit të Komisariatit të Himarës gjatë zgjedhjeve pohoi se e ka instruktuar dhe manovruar Arsen Ramajn duke e orientuar atë lidhur me veprimet dhe bisedat qe duhej të bënte me z. Beleri gjatë operacionit policor, veprim ky i dënuaeshëm nga Kodi i Procedurës Penale lidhur me veprimet e simuluara. 

Ndërkohë, dëshmitarët e tjerë të akuzës, kanë pohuar se janë kontaktuar nga shtetasi Niko Panajoti, punonjës i  Policisë  Bashkiake të Himarës i cili u ka premtuar lekë. 

Në lidhje me aksionin dhe pagesat e bëra nga Policia e Shtetit për të futur në kurth Belerin, prokurorja e çështjes Dorina Bejko ka pohuar në seancë se SPAK nuk kishte asnjë dijeni për pagesën e kryer nga Policia e Shtetit për bashkëpunëtorin e tyre Arsen Rama. 

Por pavarësisht dëshmive dhe fakteve të publikuara, kryetari i Himarës vijon të qëndrojë pas hekurave, madje nuk lejohet as të bëjë betimin. Ndërkohë vijon ping-pongu i gjykatave ku të mërkurën gjykata e sërish e kaloi çështjen Beleri në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa kjo e fundit sërish refuzoi kërkesën e Belerit për t’u betuar si kryetar i Himarës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco