Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Protesta e opozitës, Strazimiri: A quhet ‘provë e besueshme’, Raporti i KE?

Protesta e opozitës, Strazimiri: A quhet ‘provë e besueshme’, Raporti i KE?

13:57, 08/11/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri/

Këto që ka shkruar në Raportin e tij Komisioni Evropian, janë ekzaktësisht ato për të cilat ngre alarmin Sali Berisha, dhe arsyeja se pse deputetët e PD në Kuvend janë detyruar ta pengojnë edhe fizikisht.

Pyetja debileske "a keni prova të besueshme për këto që thoni, zoti Berisha", ka mbizotëruar çdo komunikim me mediat të kryetarit të opozitës, sit duhej të kishte marrë përgjigje...

Nëse Raporti i Komisionit Evropian nuk quhet "provë e besueshme", nuk e di se ku "beson" kjo "gazetaria" shqiptare, shoqëria "civile", "inteligjencia", "profesorati"...?!

Veç këtyre, KE ka thënë se

- zgjedhjet ku administrata kthehet në shtab elektoral të partisë në pushtet nuk janë zgjedhje...

Të tëra bashkë japin "epikrizën" se

- kemi një qeveri që nuk lejon ta ndërrosh me votë

- shkel me këmbë garancitë kushtetuese

- asgjëson parlamentarizmin duke përjashtuar opozitën

Praktikisht nuk kemi më demokraci e as pluralizëm!

Nuk kemi një qeveri që qeveris, por një satrap që sundon, pa pyetur as për ligjet që ka bërë vetë...

Për çudi, nuk thotë që të gjitha këto "janë një hall personal i Sali Berishës"... siç mjeroisht mjerohet nëpër studio televizive...

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco