Opozita nuk lejon ministrin të futet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Opozita nuk lejon ministrin të futet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

10:41, 01/11/2023
A+ Aa A-

Opozita nuk po lejon zhvillimin normal të komisioneve.

Një skenar të tillë duket se ka menduar dhe për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Ndonëse disa prej deputetëve të opozitës, u përjashtuan dje nga punimet në Kuvend, ata nuk janë tërhequr dhe po tentojnë që të hyjnë sot në mbledhje.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga SYRI TV, një vazo me lule është rrëzuar në hyrje të sallës ku do të mbahet Konferenca e Kryetarëve.

Po ashtu mësohet se deputetët e PD-se nuk kanë lejuar ministrin e Financave, Ervin Mete që të futet në mbledhje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco