Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

VIDEO/ Bardhi përplaset me Nikollën, deputetët e opozitës protestojnë te kryesia e Kuvendit

10:24, 01/11/2023
A+ Aa A-

Deputetët e opozitës vazhdojnë rezistencën e tyre në parlament.

Të mërkurën ata janë mbledhur te kryesia e Kuvendit, për të bllokuar punimet e Konferencës së Kryetarëve.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi u përplas me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Bardhi i kërkoi llogari për përjashtimin nga punimet e Kuvendit. "Për ça më ke përjashtuar? Ça kam bërë që jam përjashtuar…Si qenka kjo rregullore? Po ti ke dy muaj që merresh me mua…”, dëgjohet Bardhi.

Ndërkohë, opozita ka bllokuar sallën kryesore të punimeve të Konferencës së Kryetarëve. Kjo ka bërë që mazhoranca të kërkojë një sallë tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco