Berisha: Rama do mbyllë parlamentin, ne do të vazhdojmë betejën tonë

Berisha: Rama do mbyllë parlamentin, ne do të vazhdojmë betejën tonë

09:31, 01/11/2023
A+ Aa A-

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha për mediat se, opozita do të vazhdojë protestën e saj. Teksa u bëri thirrje deputetëve të PS-së që të mos bëhen provokatorë, kryedemokrati Sali Berisha tha se, Edi Rama ka vendosur të mbyllë parlamentin.

FJALA E PLOTE

U diskutua gjerësisht se si t'i përgjigjemi dhëmbë për dhëmb, përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave Kushtetuese të deputetëve në parlament.

Së pari, dënon çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në parlament. Unë ju kërkoj deputetëve socialistë mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese të deputetit, minimumi është të respektoni protestën. Të mos ndodhë si dje, ne protestonim dhe ata merrnin fjalën se si e si, të zhurmonin protestën tonë. Kjo situatë i turpëron ata. Ne po protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën e parlamentit dhe pluralizmit.

Kjo është thirrja ime për ta.

Përgjigja, ju do ta ndiqni sepse asgjë sekret nuk kemi ne, dhe do të jetë publike. Edi Rama, po ua them unë ju, ka zgjedhur taktikë që të mbyllë parlamentin, në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin. Do të ketë një datë në datën 2 nëntor dhe seancën tjetër e ka vendosur për ta bërë në datën 22. Ne nuk pranojmë asnjë praktikë të tillë, ne vazhdojmë betejën.

Ne si parlamentar jemi të betuar që do të rivendosim të drejtat tona Kushtetuese.

Jo me dhunë. Dhunën e filloi ai tjetri, i cili për të thyer protestën tonë, iu nënshtrua kryetares, çfarë kryetare, se nuk është kryetare ajo, të parlamentit, që e mbushi me gardistë parlamentin dhe kërkonte tu kundërvihej protestës tonë, duke ja dhënë fjalën këtij dhe ati.

Z. Sina nuk mund të merrte fjalën, në një kohë kur e tërë opozita ishte në protestë. Të tjera u ekzagjeruan nga mediat, sepse unë kam qenë aty, dhe ai nuk u godit.

T'i marrim me radhë pak, ai nuk u godit. Pati përplasje fizike se ai u sul drejt tij, ky jo vetëm që e shkeli njëherë, moralisht e ligjërisht. Ne në protestë, ky mori fjalën për të prishur protestën. Ky nuk është polic aty, por deputet dhe nuk mund të prishë protestën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco