Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Opozita, pranga në derën e Erion Veliajt

Dosja 'Buka' dhe një gafë e rëndë që nuk i shërben askujt

Dosja 'Buka' dhe një gafë e rëndë që nuk i shërben askujt

12:32, 12/10/2023
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Merrni nje student qe studion Finance ne vitin e pare dhe jepini nje ushtrim te tille:

Dy ortake bien dakord qe te themelojne nje shoqeri. I pari vendos si kontribut nje molle, kurse ortaku tjeter nje dardhe. Ne momentin e themelimit te shoqerise molla dhe dardha e kane çmimin nga 1 lek secila. Te dyja bashke bejne dy leke. Pra, kapitali themeltar i shoqerise eshte dy leke dhe secili nga ortaket zoteron 50 per qind te aksioneve.

Ne nje moment te caktuar, pas nje viti po themi, ortaket vendosin te bejne rivleresimin e shoqerise sepse duan ta shesin ate. Gjate kesaj kohe çmimi i molleve eshte rritur ne 2 leke, ndersa ai i dardheve ka mbetur 1 leke. Vlera e shoqerise tashme eshte 3 leke sepse 2 leke vijne nga molla dhe 1 lek nga dardha. Pyetja per studentin eshte kjo? Si ndahen aksionet e shoqerise pas rivleresimit?

Nese studenti i viti te pare pergjigjet se ortaku qe ka kontribuar me mollen tashme duhet te kete 2 here me shume aksione se sa ai qe vuri dardhen, atehere ai ngel automatikisht ne provim. Aksioneret mbeten gjithmone nga 50 per qind secili. Sepse pesha e kuotave kontributive nuk ndryshon asnjehere, pas rivleresimit te aseteve te kompanise. Ndryshon vlera e tyre, por jo perqindjet e aksionereve. Sepse aksioneret jane gjithmone pronare 100 per qind si per asetet, ashtu dhe per detyrimet. 

Kjo eshte ajo qe ka bere SPAK ne dosjen 'Buka'. Ne vitin 2014, shoqeria 'Buka' iu nenshtrua rivleresimit nga nje ekspert i pavarur. Ne kete shoqeri, shteti dhe pronaret e truallit zoteronin se bashku 50.7 per qind te aksioneve. Pjesa tjeter prej 49.3 per qind zoterohej nga 475 pronare private, te cilet e kane privatizuar ne vitin 1996 ne kohen kur minister financash ishte Dylber Vrioni.

Emil Nova, keshtu quhej eksperti i pajtuar ne 2014-en, vleresoi se vlera e truallit ishte rritur nga 37 milione leke qe ishte vleresuar ne vitin 1995 duke arritur ne 536 milione leke.

Shoqeria 'Buka' kishte 38 mije e 700 meter truall te ndare ne dy ambiente. Rreth 30 mije meter ndodhen tek Fabrika e Birres ndersa pjesa tjeter prej 8320 meter ndodhet ne rrugen 5 Maji. Kjo e fundit zoterohej nga pronare private, ku pjesen me te madhe e ka familja Myderizi.

Meqenese toka u rivleresua dhe çmimi i saj u rrit me disa fish, SPAK shkruan ne aktakuze se eksperti i pavarur duhet te kishte ndryshuar shperndarjen e kuotave. Sipas aktakuzes ai nuk duhet t’u kishte dhene 4.73 per qind te aksioneve ne shoqerine 'Buka', pronareve te truallit, por duhet t’u kishte dhene 26.17 per qind te aksioneve, pas rritjes se vleres se tokes. Ndersa pjesa e shtetit duhet te ulej nga 47 per qind ne 24.53 per qind.

Tani zevendesoni pronaret e truallit me ortakun e molleve dhe shtetin me ortakun e dardheve tek ushtrimi me siper. Dhe SPAK ngel ne klase.

Nuk ka rishperndarje kuotash asnjehere nese ne nje kompani rritet vlera e nje aseti te caktuar. Ajo qe ndodh eshte qe rritet vlera e kompanise ne total dhe çmimi per secilin aksion, i cili shperndahet ne menyre te njetrajtshme tek te gjithe aksioneret. Por kurre shperndarja e aksioneve.

Dhe kjo eshte ajo qe ka ndodhur ne shoqerine 'Buka'. Pronaret e truallit zoterojne 4.73 per qind te aksioneve, te cilat me pare vlenin 11.3 milione leke, ndersa pas rivleresimit vlejne 35 milione leke. Sepse eshte trefishuar çmimi per aksion per shkak te rivleresimit.

Nese eksperti do kishte ndryshuar peshen e aksioneve duke prekur kapitalin kontributiv, atehere ai duhet te shkonte direkt ne burg. Atehere SPAK do te duhet te ngrinte akuze per demtim te interesave te shtetit. Ky do te ishte korrupsion. Dhe aktakuza ashtu sic eshte shkruar u thote zyrtareve pse nuk e vodhet shtetin, per te favorizuar privatin.  

Te gjithe ne tani na mbetet te shpresojme se kjo eshte nje gafe qe vjen nga mungesa e ekspertizes dhe jo per shkaqe te tjera. Edhe e para eshte e pafalshme per nje prokurori ne te cilen eshte investuar aq shume para. Por nese do te ishin arsye te tjera, kjo do te vinte nje hije te madhe mbi kredibilitetin e institucioneve te drejtesise ne Shqiperi.

Nese SPAK ka prova te tjera, qe zyrtaret e ministrise se Ekonomise perfshire Arben Ahmetajn kane marre rryshfet ne privatizimin e 'Buka sh.a' atehere kjo eshte nje ceshtje tjeter. Por te ngresh akuze per rishperndarje kuotash, pas rivleresimit te nje aseti eshte gafe shume e rende. Dhe ka nje prove shume te qarte per kete. Pse nuk ngrihet akuze per ekspertin e pavarur qe ka bere ndarjen e aksioneve? Sepse nese kjo eshte krim atehere autori eshte eksperti. Por ne kete rast eksperti ka zbatuar vetem ligjin.

Dhe ketu vlen edhe nje sqarim. Kompania nuk u privatizua me cmimet e vitit 1994. Perkundrazi u shit me cmim tregu. E gjithe vlera e tregut te kompanise ishte 735 milione leke, dhe 45 per qind e aksioneve te shtetit u shiten per 338 milione leke, ose gati 3.2 milione euro, pavaresisht se gjykata e anulloi me vone privatizimin.

Ah, po. Ka diçka te paqarte ne te gjithe kete histori. Si ka arritur biznesmeni Lirim Fezollari qe fitoi ankandin e privatizimit te marre lejen e ndertimit, ne gusht 2018, pasi gjykata e kishte anulluar privatizimin ne nentor 2017. Por kjo eshte nje ceshtje qe SPAK nuk e ka prekur ne hetim. Ndoshta edhe ne kete rast per arsye objektive.

Por italianet thone se dy indicie bejne nje prove. Dhe kjo po rrezikon ta shnderroje ceshtjen Buka ne gjyqin e pare politik ne Shqiperi pas reformes ne drejtesi. Korrupsioni behet kur zyrtaret publike shkelin interesin e shtetit per te favorizuar privatin. Ne kete rast eshte ngritur akuza e kundert. Zyrtaret po akuzohen se pse mbrojten interesin e shtetit dhe nuk u dhane me shume aksione privateve. Cka do te ishte e paligjshme, pervecse korrupsion./KAPITALI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco