Berisha: Stop terrorit ndaj kryetarit të Shoqatës të të Përndjekurve Politik në Himarë

Berisha: Stop terrorit ndaj kryetarit të Shoqatës të të Përndjekurve Politik në Himarë

18:18, 06/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Shoqatës të të Përndjekurve Politik në Himarë, Aleks Bala është shoqëruar pa asnjë lloj arsye nga policia dhe po mbahet në ambientet e saj, prej më shumë se 10 orësh.

Denoncimin e ka bërë vetë Bala me një mesazh drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Denoncimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Stop terrorit ndaj kryetarit të Shoqatës të të Përndjekurve Politik në Himarë.

Dënoj me forcë terrorin policesk dhe kërkoj të lirohet menjëherë Aleks Bala, Kryetari i Shoqatës të Përndjekurve Politik Antikomunist të Himarës, që mbahet në polici prej 10 orësh pa asnjë motiv veçse politik.

 Lexoni mesazhin e tij.

Z Doktor Sali Berisha më falni pēr shqetësimin në orën e pushimit tuaj.

Unë quhem Aleks Bala Kryetari i shopatës së Përndjekurve Anti Komunist Politik të zonës Hmar :

Policia e Himarës më ka thir për njē sqarim nga ora 10 e paradites dhe po më mban të pa regjistruar në librin e Shërbimit të policis ,dhe jam me 3 unazs në Zemër

Po vaxhdoj të jem Akoma në Polici

Respekte Doktor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco