Balliu: Edi Rama është reklamuesi i projekteve serbe, duhet shpallur ‘non grata’ në Kosovë

17:05, 06/10/2023
A+ Aa A-

Klevis Balliu shef organizativ në Partinë Demokratike i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi deklaratën e  fundit të Ramës për Kosovën, e cila ka ngjallur jo pak reagim publik.

Balliu u shpreh se Rama është zëri i Serbisë dhe bën pijar për projektet serbe në gjuhën shqipe.

Roli i Edi Ramës është ky, projektet serbe të dalin në arenën ndërkombëtare në gjuhë shqiptare, sepse nëse ato janë në gjuhën shqiptare, atëherë Vuçiç është i justifikuar dhe ai nuk thotë idenë time por thotë ''idenë e shqiptarëve po respektojmë dhe unë jam i moderuari''.

Ky është roli që ka Edi Rama. A ju kutjohet çfarë tha Vuçiç? Unë jam lider lokal, lider global është Rama. Sepse në arenën ndërkombëtare, projektet serbe i propagandonte Rama.

Ai është piari i projekteve ruso-serbe në rajon. Piari është Edi Rama dhe është një turp që ky njeri është kryeministr i Shqipërisë dhe lejohet sot të flasë.

Dhe zyrtarët e Kosovës si kryeministri Kurti dhe si presidentja Osmani duhet të marrin masa, sepse shumë nga problematikat e Kosovës vijnë nga një arsye,sepse projektet serbe janë propaganduar në gjuhën shqiptare, me gojën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ata duhet ta shpallin non grata Ramën në Kosovë.

Ky duhet të jetë një vendim që duhet të ishte marrë deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco