EncroChat dhe Sky aplikacione të komunikimit të trafikantëve/ Pse nuk kërkon Balla ndjekje penale për policët përdorues?

EncroChat dhe Sky aplikacione të komunikimit të trafikantëve/ Pse nuk kërkon Balla ndjekje penale për policët përdorues?

11:05, 04/10/2023
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë raportimit të tij sot në Komisionin e Çështjeve Evropiane theksoi se të përfshirë në bashkëpunim më krimin ka gjasa të jenë dhe punonjës policie. Ai i është referuar për këtë hetimeve që po zhvillon SPAK pas sjelljes së komunikimeve EncroChat dhe Sky të bandave e policisë që vrisnin së bashku.

Ky rrjet komunikimi është përdorur nga trafikantët. Kështu që pyetja është, pse janë policët në këtë rrjet?

Nisur nga kjo, Balla duhet të thotë se të gjithë policët do të ndiqen penalisht, e jo do të lirohen nga detyra sepse nuk kanë përdorur një rrjet komunikimi zyrtar për punë, por janë bërë pjesë e rrjetit të trafikantëve.

Ndërsa Balla paralajmëron se të gjithë efektivët që kanë pasur akses në rrjete komunikimi EncroChat apo Sky do të përjashtohen nga Policia e Shtetit.

Por duke qenë se gjithë kupola e Policisë së Shtetit është kokë e këmbë brenda këtij rrjeti kriminal, domosdo që ministrit nuk ia zë goja ndjekjen penale, pasi secili nga drejtuesit e policisë do të tregojë “shefin” gjatë hetimeve, dhe shefi dihet kush është, kryeministri dhe ministri.

Mesazhi i Ballës:

“Ka pasur dhe ka punonjës që janë përfshirë në botën e krimit. I kam kërkuar Policisë dhe AMP, duke qenë se jemi edhe vetë në kontakt me Europol, që të kemi informacion sa më shpejt të jetë e mundur, për çdo punonjës që do rezultojë që të ketë pasur akses në këto rrjete komunikimi EcroChat apo Sky do përjashtohet nga policia edhe në rast se në ato komunikime nuk rezulton të ketë aktivitet kriminal. Fakti që ka akses në rrjet të tillë, kjo është pjesë e angazhimit tim që lidhet me kodin etik në policinë e shtetit, ndalohet që një punonjës të ulet në kafe apo restorant me persona me background kriminal, kjo vlen edhe për takimet virtuale me krimin. Ky rregull do të zbatohet për të gjithë. SPAK po heton mbi gazën e të dhënave të vënë në dispozicion nga Europol dhe do kemi të dhëna konkrete”, tha Balla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco