Presidenti Begaj dënon dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi

Presidenti Begaj dënon dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi

10:52, 04/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar mbi gazetarin Gjergj Zefi ditën e djeshme.

Presidenti nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se dhuna është e papranueshme.

Sakaq, inkurajon organet kompetente të zbardhjen sa më shpejt ngjarjen.

Presidenti Begaj: Dënoj dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi.

Dhuna e çdo forme është e papranueshme.

Inkurajoj organet ligjzbatuese që ta ndjekin më vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje.

Ditën e djeshme, në rrugën “Bardhok Biba” disa persona të paidentifikuar kanë dhunuar me sende të forta Gjergj Zefin, drejtuesin e portalit “Pamfleti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco