Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Raporti i OSBE-ODIHR, Braimllari: Edi Rama dhe Rilindja i kanë shkatërruar zgjedhjet e 14 Majit!

Raporti i OSBE-ODIHR, Braimllari: Edi Rama dhe Rilindja i kanë shkatërruar zgjedhjet e 14 Majit!

09:51, 30/09/2023
A+ Aa A-

Misioni i OSBE-ODIHR publikoi të premte raportin për zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri.

Në raport kërkohet që të hetohen akuzat për shkelje zgjedhore, përfshirë blerjen e votave, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve administrative.

Në lidhje me këtë çështje ka reguar, Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari.

Postimi i plotë i Braimllarit:

Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet e 14 Majit.
1. Raporti i OSBE-ODIHR konfirmon blerje masive votash.

2. Përdorimin e administratës në zgjedhje.

3. Presion mbi zgjedhësit nga ana e qeverisë duke kërcënuar me ndërprerje fondesh nëse votoni opozitën

4. Presion administratës me vende pune nëse nuk votoni kandidatët dhe partinë në pushtet.

5.U cënuar sekreti i votës duke lejuar votim familjarë, votime në grup si dhe votimi në emër të votuesve të tjerë.

6.Përdorimi i të dhënave personale nga partia në pushtet duke kontrolluar votën e qytetarëve.

7.Shit-blerje vote nga ana e qeverisë duke mos u goditur ky krim.

Rekomandimet e OSBE-ODIHR:

1.Duhen hetuar përgjegjësit për shit-blerje vote, për përdorimin e administratës në zgjedhje, burimeve shtetërore, përdorimin e të dhënave personale, cënimin e sekretit të votës.

Edi Rama dhe Rilindja i kanë shkatërruar zgjedhjet e 14 Majit.
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco