Pasi përjashtojë 50 mijë anëtarë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me aktet e radhës për pengmarrjen e siglës së partisë. Me një shkresë drejtuar Lindita Nikollës, Basha njofton se ka vendosur përjashtimin edhe të 11 deputetëvë të tjerë. Ky akt i Lulzim Bashës vjen në një kohë, kur opozita dhe grupi parlamentar është bashkuar, ndërsa ai dhe një grup I vogël deputetësh kanë refuzuar të ndjekin linjën e opozitarizmit. Për këtë vendim ka reaguar kreu I grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi I cili e ka cilësuar ilegjitim dhe ka theksuar se opozita duhet të përqëndrohet te skandalet e qeverisë.
SYRI TV
Pasi përjashtoi rreth 50 mijë anëtarë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me këtë praktikë me qëllimin e vetëm për të mbajtur peng vulën dhe siglën e PD-së, duke përjashtuar edhe 11 deputetë të selisë blu nga grupi parlamentar, numër I cili është më I madh se sa deputetët që e ndjekin Bashën.
Këtë vendim Lulzim Basha e ka marrë në mbledhjen e fundit të kryesisë së tij, dhe vjen pas përpjekjeve të mazhorancës socialsite dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla, për t’I dhënë drejtimin e grupit parlamentar Lulzim Bashës të cilin e ndjek një pakicë e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të 2021.
Në dokumentin dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, Basha njofton se grupi parlamentar përbëhet nga 24 deputetë, duke përjashtuar deputetët Greta Brdeli, Ina Zhupa, Isuf Çelaj, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Edi Paloka, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasani, Sorina Koti dhe Tomorr Alizoti, të cilët vetëm disa ditë më parë firmosën se kryetar I grupit parlamentar I PD-së është Gazment Bardhi.
Lulzim Basha i gjendur përballë një refuzimi të madh të deputetëve të Partisë Demokratike të cilët nuk janë dakord që ai të marrë peng edhe grupi parlamentar, në mënyrë tinzare ka zgjedhur që ti përjashtoi, ndërsa nga ana tjetër Kuvendi I Shqipërisë vijon ti shërbejë agjendës së Lulzim Bashës, pasi ende nuk është shprehur në mënyrë përfundimtare se kush e drejton grupin parlamentar, pavarsisht kërkesës së firmosur nga 27 deputetë të grupit parlamentar të Pd-së të cilët shprehen se kreu I grupit është Gazment Bardhi.
Për këtë ka reaguar edhe kreu I grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi I cili thekson se ky vendim I Lulzim Bashës është qesharak, ndërsa apelon që opozita të fokusohet tek skandalet e qeverisë Rama.
Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Përvecse humorit tek çdo mendje normale njerëzore, kanë zero efekt. Është fiks si pohimi “falë mundit tuaj nga sot Edi Rama nuk është më Kryeministër”, që demokratët e dëgjonin pas çdo proteste në 10 vjet opozitë! Si njëri nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Ndryshimi i përbërjes së grupit parlamentar mund të ndodhë VETËM me vendim të grupit parlamentar. Përtej kësaj, asnjë copë letre, asnjë firmë dhe asnjë vulë e keqpërdorur në ilegjitimitet, nuk ka vlerë. Ftoj secilin koleg të përqëndrohet tek skandali i Edi Ramën me korruptimin e një zyrtari të FBI, që pranoi fajësinë dhe marrëdhënien e biznesit me Kryeministrin, si dhe tek sjellja skandaloze e Edi Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë.
Bardhi shton se Lulzim Basha në vend të letrave pavlerë që synojnë të përccajnë opozitës duhet të fokusohet në ccështje që nuk I shërbejnë forcimit të pushtetit të Ramës.
Deputetët e PD-së të përjashtuar nga Lulzim Basha:
Greta Brdeli
Ina Zhupa
Isuf Çelaj
Asllan Dogjani
Bujar Leskaj
Edi Paloka
Kastriot Piroli
Lindita Metaliaj
Ludovik Hasani
Sorina Koti
Tomorr Alizoti
© SYRI.net