‘Qesharake’/ Sula: Basha u këshillua nga ministra të PS-së për të përjashtuar deputetët e PD-së

‘Qesharake’/ Sula: Basha u këshillua nga ministra të PS-së për të përjashtuar deputetët e PD-së

16:41, 28/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula,  e ka quajtuar qesharak vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar deputetët demokratë nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Në postimin e tij në Facebook, Sula thekson se kjo është një shenjë hakmarrje e Bashës, duke paramenduar dashamirësinë që ka mazhoranca ndaj tij.

Gjithashtu Sula ka denoncuar Bashën se ka qenë sërisht në të njëjtin vend ku kanë qenë edhe dy ministra të PS ditët e fundit.

‘Mbase për këtë lëvizje duhet të jetë këshilluar nga ata’, shkruan Sula.

Postimi i plotë:

I vetmi lider që mendon se mazhoranca mundet duke u zvogeluar si opozitë.

Ajo çka ish-kryetari i Partisë Demokratike mund të bëj në këtë moment, është vetëm të shpall aneksimin e tij në këndin e gjumit, por kurrësesi të përjashtojë deputetë nga Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike.

Këto veprime nuk dëshmojnë gjë tjetër vecse inferioritet, dhe konfirmojnë dështimin e pseudo aksionit në terren.

Në shenjë hakmarrje dhe duke paramenduar dashamirësinë që ka mazhoranca ndaj tijë, kalon në akte dhe shkresa qersharake duke bërë përjashtime.

Thonë se ish-kryetari i PD ka qenë sërisht në të njëjtin vend ku kanë qenë edhe dy ministra të PS ditët e fundit. Mbase për këtë lëvizje duhet të jetë këshilluar nga ata. Por kjo dëshmonë edhe filozofinë e liderit të vetëshpallur se mazhoranca që ka blinduar pushtetet falë djegies së mandative dhe bojkotot të zgjedhjeve të 2019, mund të mundet duke u rrudhur në një grusht njerëzish. QESHARAKE!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco