MC Gonigal fajtor/ Salianji: Po të kishte Prokurori të pavarur, Rama duhej marrë në pyetje direkt pas deklaratës në Kuvend

22:48, 25/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi anëtari i Komisionit të Sigurisë, Ervin Salianji i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, komentoi shpalljen fajtor të Mc Gonigal, ku u shpreh se nëse drejtësia do të funksiononte, Rama duhej të ishte marrë në pyetje direkt pas deklaratës para Kuvendit.  

‘’Edi Rama përdor pushtetin e vet, asetet publike, buriment natyrore, buxhetin e shtetit, gjithçka, për interes personale’’, u shpreh Salianji.

Po të kishte prokurori të pavarur dhe të paanshme, mjafton deklarata e tij para Kuvendit kur pati akuza dhe tha ‘të pyesin ata që kanë , me ata që rrinë’, dhe  ju drejtua Rithemelimit atëherë, nëse këtu do kishte Prokurori, ai të nesërmen ose që atë ditë duhet t'i bëhej shkresa për ta pyetur, se nga e di ai burimin e këtyre parave?

Pra ai është vetëfajësuar me të dhe unë këtu e mbyll, nuk ka asnjë diskutim. Kjo është një çështje serioze që duhet tejkaluar kjo, dhe cili është thelbi i këtij skandali?  

Pranimi i fajit naga ana e MC Gonigal  në SHBA, fakton çdo akuzë që ne kemi thënë të marrë nga mediat apo nga dokumentet që kemi lexuar, nga Prokuroria dhe nga Gjykata e SHBA.

Pra, po ta marrësh në thelb të saj qëndron një element thelbësor që e kemi diskutuar më përpara dhe që ka shkuar në këtë rast dhe tek ish shefi i FBI.

Edi Rama përdor pushtetin e vet, asetete publike, burimet natyrore, buxhetin e shtetit , gjithçka, për interesat personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco