Analisti Andi Bushati ka theksuar edhe njëherë tjetër se kryeministri Edi Rama e ka dëmtuar Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti në momentin më të keq, kur anuloi mbledhjen e dy qeverive.
I ftuar në Çim Peka Live, Bushati tha se Rama i ka ngulur thikën pas shpine Kurtit në momentin që kjo i duhej Vuçiçit.
‘Të anullosh mbledhjen mes dy qeverive ishte ti fusje thikën pas shpine Albin Kurtit. Çfarë bëri Rama në ditën më të keqe të Albin Kurtit, iu iku nga tavolina për të lënë idenë se me këtë nuk negociohet, pra bëri fiks gjënë që po kërkonte Vuçiçi. Kjo është ti bësh dëm Kosovës’, u shpreh Bushati.
Bushati: Debati që a po bën gabim Rama me sjelljen ndaj Kosovës, duhet bërë çdo ditë. Dhe unë mendoj, se të anullosh mbledhjen mes dy qeverive ishte ti fusje thikën pas shpine Albin Kurtit. Pse? Shikoni që kur ka filluar dialogu se çfarë thotë Vuçiçi që unë kam 13 vite që negocioj por me Albin Kurtin nuk negocioj. Çfarë bëri Rama në ditën më të keqe të Albin Kurtit, iu iku nga tavolina për të lënë idenë se me këtë nuk negociohet, pra bëri fiks gjënë që po kërkonte Vuçiçi. Kjo është ti bësh dëm Kosovës.
Dhe e mbani mend si e argumentoi mbledhjen? Tha po të shkonim ne atje me daulle në këtë situatë kur do bëhej nami, vetëm kjo që bëmë ne e shpëtoi. Le ta kthejmë pak filmin mbrapa. Çfarë do kishte ndodhur ndryshe nëse Rama do kishte shkuar të bënte mbledhjen e dy qeverive? Çfarë gjëmë ky e shpëtoi pa ndodhur ose çfarë të mire i solli Kosovës? Asgjë! Thjesht bëri një veprim që ashtu ia kanë kërkuar në dëm të qeverisë së Kosovës./ A. Zeneli/
© SYRI.net