Lajmi i fundit

LIVE-PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vasili: Shqipëria nuk ka realisht kryeministër dhe ai duhej të ishte marrë që sot i pandehur

16:51, 23/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV e moderatoren Eneida Ndoci për të folur mbi skandalin e McGonigal dhe përfshirjen e Ramës në këto akuza ishte nënkryetari i PL, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se pas pranimit të fajit nga McGonigal në një vend normal qeveria duhet të kishte rënë dhe të ishte dorëhequr kryeministri.

"Pranimi i fajësisë nga Mc Gonigal është një moment i rëndë për sa i përket vendit tonë dhe sot SHBA është më e lehtësuar pasi e ka zbardhur aferën që ka ndodhur. Atje ku pesha më e rëndë e fajit që është Shqipëria nuk ka ndodhur asgjë, por të tërë qytetarët e dinë sot si kurrë ndonjëherë më parë nuk kanë pasur kurrë një kryeministër i akuzuar për vepra shumë të rënda anit shtetërore.

Tani është drejtë rrugës dhe asgjesimit të tij me mjete penale. Sot kryeministri ka rënë pasi është oi provuar si një korruptues aktiv duke shpërdoruar detyrën shtetërore dhe në planin politik marrëzia për të mbajtur pushtetin dhe asgjësimin me  opozitës e kanë dërguar të korruptoi një nga zyrarët më të lartë të FBI-së.

Sot veprat e rënda penal mbi kurrizin  e Ramës janë të panumërta pasi sot McGonigal ka pranuar fajin dhe në një vend normal qeveria duhet të kishte rënë dhe Rama të dorëhiqej nga qeveria."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco