Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mocioni, pse Edi Rama u fsheh pas Lindita Nikollës?

Meta: Pranimi i fajësisë nga McGonigal provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Ramën

Meta: Pranimi i fajësisë nga McGonigal provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Ramën

14:40, 23/09/2023
A+ Aa A-

Pas një gjyqi në SHBA që do të lërë gjurmë në historinë e politikës shqiptare, të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe të komploteve të tij në bashkëpunim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, ka reaguar sot edhe ish-Presidenti Ilir Meta.  

“McGonigal e pranoi përfundimisht fajësinë e tij për të gjitha akuzat lidhur me Shqipërinë në Gjykatën Federale të Uashingtonit, - shkroi Meta në Fb. - Ai pranoi të gjitha faktet e Prokurorisë, përfshirë edhe takimet e paligjshme me Kryeministrin Rama.

U vërtetuan nga prokurorët dhe u pranuan nga McGonigal pagesat e paligjshme dhe korruptive për qëllime politike dhe financiare në këmbim të goditjes mafioze të opozitës duke keqpërdorur një zyrtar të lartë të FBI.

Pranimi i fajësisë nga McGonigal provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Kryeministrin dhe detyrimin e drejtësisë shqiptare për të mbrojtur ligjshmërinë dhe interesin e lartë publik.

Përdorimi i zyrës së Kryeministrit për të asgjesuar pluralizmin politik në vend është shërbimi më i madh që i bëhet paligjshmërisë dhe veprimtarisë mafioze dhe kriminale,” nënvizoi ish-Presidenti, kryetar i Partisë së Lirisë.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco