'SPAK nuk e shpëton nga burgu'/ Vasili: Fajësia e McGonigal vulos përfundimisht akuzat shumë të rënda ndaj Ramës!

'SPAK nuk e shpëton nga burgu'/ Vasili: Fajësia e McGonigal vulos përfundimisht akuzat shumë të rënda ndaj Ramës!

13:28, 23/09/2023
A+ Aa A-

Skandali Charles McGonigal-Edi Rama 

Nga Petrit Vasili 

Fajësia e McGonigal vulos përfundimisht akuzat shumë të rënda ndaj Edi Ramës, SPAK nuk e shpëton dot atë nga burgu!

Pranimi nga Mc Gonigal i fajit dhe i të gjitha veprimeve të paligjshme kriminale të kryera në Shqipëri në bashkëpunim me Edi Ramën i vuri vulën përfundimtare fajësisë së kryeministrit.

I përmendur plot nëntë herë në akt akuzën amerikane, mbi Edi Ramën rëndojnë sot vepra shumë të rënda penale me përgjegjësinë individuale direkte të tij.

Ai ka korruptuar në mënyre aktive zyrtarin shumë të lartë të FBI për qëllimet e tij korruptive, politike dhe kriminale duke dëmtuar interesat e vendit dhe të demokracisë për interesat e tij personale të mbajtjes së paligjshme të pushtetit dhe përfitimeve të tjera.

Edi Rama ka përdorur paratë dhe zyrën e kryeministrit për të dëmtuar e kompromentuar marrëdhëniet me SHBA përmes korruptimit aktiv të zyrtarit të FBI dhe këtyre akuzave drejtësia amerikane ju ka vënë vulën e vërtetësisë përmes pranimit të fajit nga vetë Mc Gonigal.

Institucionet e drejtësisë amerikane kanë vepruar shpejt, në respekt të plotë të ligjit dhe kanë çuar drejt burgut zyrtarin e lartë të FBI- se Mc Gonigal.

Është e qartë se i njejti fat me burg e pret edhe Edi Ramën pavarsisht çdo manovre të tij për të zgjatur agoninë i ndihmuar nga SPAK, që nuk vepron.

SPAK nuk ka lëvizur ende as gishtin megjithëse në Shqipëri është qelbur peshku nga koka dhe Kryeministri është i zhytur gjer në fyt në këtë aferë.

SPAK-u tashmë nuk ka më asnje alibi dhe nuk fshihet e nuk dredhon dot më sepse Edi Rama është nëntë herë i përmendur në akuzën amerikane.

Por edhe një herë të vetme të ishte përmendur do të dilte e tepronte për SPAK-un për t’u ngritur në këmbë e për të filluar  hetimin e thelluar penal për krim shtetëror.

Zbardhja e kësaj çështje nga drejtësia amerikane ka asgjësuar çdo alibi të SPAK-ut për të mos vepruar.

SPAK-u nuk bishtnon dot më dhe duhet të fillojë urgjentisht çështjen penale me të pandehur Edi Ramën.

Edhe në këtë rast SPAK-u e ka shumë të thjeshtë sepse dosja me faktet për aferën

Mc Gonigal është bërë gati nga Drejtesia Amerikane dhe Edi Rama është kokë e kembë i përfshirë në veprime shumë të rënda të paligjshme.

Çdo sekonde e humbur nga SPAK rrënon përfundimisht integritetin moral dhe ligjor të tij, bën pluhur e hi Reformën në Drejtësi dhe e kthen atë në një mbështetes dhe mbrojtes të krimit shtetëror të nivelit më të lartë.

P.S. Në ndihmë të SPAK ja ku keni më poshtë Edi Ramën në akuzën amerikane ku përmendet plot nëntë herë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco