Lul 'dylli' të mbyllë sqepin, pranimi i fajit nga McGonigal është zhytje tape edhe për të

Lul 'dylli' të mbyllë sqepin, pranimi i fajit nga McGonigal është zhytje tape edhe për të

12:01, 23/09/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

"E vërteta doli"- thotë busti i dyllit Lulëzim. Është super qesharak!

Po or po, doli cullak e vërteta. U provua që Rama Mcgonigal i kanë gjetur një financim të parregullt Lulit.

E vërteta është që ata e gjetën këtë financim, por ama Luli e bëri gjëmën. Po të mos e bënte atë financim të parregullt, nuk kishin se ç'të gjenin ata.

Madje, aq cullak doli e vërteta sa shtohen prova përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka një dosje hetimore e cila duhet t'i ishte vënë në dispozicion Prokurorisë së Shqipërisë në përgjigje të letër-pororsisë. Tashmë e thotë gjykata amerikane këtë gjë.

Dëshmia e MCgonigal e provon qartësisht që ekziston kjo dosje atje. Për këtë dosje Prokuroria e Shqipërisë kërkoi informacion me letër porosi nga Amerika. Por përgjigja nuk erdhi kurrë. Mos dhënia e përgjigjes së letër-porosisë nga kanalet diplomatike të SHBA, është gjithashtu fakt i njohur.

Kështu që Lul dylli nuk ka ç't’i gëzohet kësaj të vërtete, por duhet të mbyllë sqepin se deklarimi i pranimit të fajësisë nga McGonigal është zhytje tape edhe për të.

Domethënë, po t’i dojë qejfi Departamentit të Shtetit, lejon ambasadën këtu të nisë përgjigjen që Departamenti i Drejtësisë e ka bërë gati për drejtësinë tonë dhe, burgu për Lul dyllin është i pashmangshëm.

Po ore po, e vërteta e pengmarrjes doli.

Ekzaltimi i Lulit është thjesht idiot. Qesharak komplet.

* * *

Qëllimi i këtij komenti nuk është Luli në thelb, sepse Luli s'i hyn në punë as dreqit, por fakti se si mbahet peng drejtësia e gjasme reformuar për arsye politike, edhe nga amerikanët që e duan shumë drejtësinë tonë "të pavarur".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco