Abilekaj: Çështja e MC Gonigal rrezikon t’i shembë Ramës kështjellën e lobimit dhe korrupsionit

22:27, 21/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në 'Çim Peka Live' mbrëmjen e sotme u shpreh se çështje e Mc Gonigal është një nga çështjet që mund të rrëzojë njëherë e mirë këshjellën e Edi Ramës, të cilën e ka krijuar nëpërmjet lobimit dhe korrupsionit.

Dihet që çështja Mc Gonigal është  vetmja gjë që rrezikon pushtetin e Edi Ramës sot, është një njeri lobist profesionist që ka arritur që nëpërmjet lobimit të hyjë në zyrat perëndimore më të rëndësishme dhe të ketë miratimin e tyre dhe ka një lloj konsensusi politik për të në perëndim si kryeministër i Shqipërisë.

Ndërkohë që të gjitha agjencitë e shteteve ligjazbtuese por edha ato politike të sigurisë për Shqipërinë kanë raporte shumë negative.

Kjo kundërshti dhe ky kontrast vijnë pikërisht sepse Rama është një lobist i shkëlqyer, një njeri që di të krijojë raporte te ngishta me politikanët dhe drejtuesit kryesor të vendeve dhe ka një raport të mirë.

Ky raport e bën atë që brenda vendit të sillet ashtu siç dhe sillet, me zgjedhjet demokracinë, etj etj, të përsonalizojë pushtetin dhe të krijojë një pushtet personal.

Dhe për këtë askush nuk kërkon llogari sepse jashtë Shqipërisë e ka të sigurt mbështetjen.

Nëse do rrezikohej ky poshtet në një moment do ishte pikërisht për shkak të kësaj afere, që është një pjesë e tejkalimit të lobimit që është korrupsion.  Nëse  ka marrë pjesë në këtë aferë dhe ka dorë, atëhere pushteti i tij ka marrë fund dhe ne do shohim si do bjerë një super kështjellë e lobimit dhe korrupsionit të influencës tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco