I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të diskutuar problemin e drogërave që po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë në vendin tonë, ishte drejtori i Aksion +, Genti Muçollari.
Muçollari është shprehur se shteti duhet të fokusohet në trajtimin e këtij problemi dhe se të krijojë fonde për të ndërtuar një qendër multifunksionale për trajtimin e personave të droguar.
"Terapitë kundër drogës si ajo me metadon që po zhvillohet që nga viti 2005 duhet të zhvillohet më shumë dhe duhet që politikat mbështetëse të jenë më të mëdha sepse kemi pasur rënie të fondeve.
Në Fier metadoni po mungon dhe po krijohen probleme për personat që janë përdorues të drogërave. Ne shpesh ftohemi nga drejtorët e shkollave për të folur dhe sensibilizuar kundër drogës por duhet që kjo luftë kundër përdorimit të drogërave te të rinjtë të shtrihet jo vetëm në disa orë konsulte por më gjerë.
Klientët që marrin terapi me metadon për të luftuar përdorimin e heroinës po rritet në vend, shteti do të duhej të bënte më shumë se akoma nuk kemi një qendër munlti funksionale që të trajtojë këta përdorues sepse deri tani po funksionojnë vetëm disa qendra vullnetar dhe po të shkojmë në Maqedoni ose Kosovë ka qendra të tilla të menaxhuar nga shteti."
© SYRI.net