Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Meta: Sot e vështirë të jesh opozitar, qeveria e krimi të vënë në shënjestër

VIDEO/ Meta: Sot e vështirë të jesh opozitar, qeveria e krimi të vënë në shënjestër

20:06, 19/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një reagimi në rrjetet sociale, është shprehur se, sot në Shqipëri është e vështirë të jesh opozitar.

Kjo sipas tij, për shkak se opozitarët vihen në shënjestër nga qeveria dhe nga krimi.

Reagimi i plotë i kreut të PL-së, Ilir Meta:

Natyrisht është e vështirë sot të jesh opozitar në një vend ku opozita është target i qeverisë, i shtetit, i krimit, por absolutisht që është edhe një mision historik dhe jashtëzakonisht fisnik për çdo qytetar të Shqipërisë, i cili nuk i tradhton bindjet e tij, i cili nuk pranon një regjim të tillë, që kërkon të zëvendësojë lirinë me frikën dhe pasigurinë, që kërkon të shkelmojë çdo ditë interesin publik dhe interesin kombëtar dhe unë besoj shumë tek shumica e qytetarëve të vendit tonë, që do të reagojnë me mençurinë dhe guximin e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco