Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Blushi-Veliajt dhe drejtorit të UKT: Çfarë masash keni marrë për situatën shqetësuese me ujin e pijshëm

Blushi-Veliajt dhe drejtorit të UKT: Çfarë masash keni marrë për situatën shqetësuese me ujin e pijshëm

16:19, 19/09/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, njëheraz edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka dorëzuar në bashki kërkesën zyrtare drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj dhe drejtorit të UKT-së, me anë të së cilës kërkon informacion për mungesën e ujit të pijshëm dhe masat e marra.

Në postimin e tij në Facebook, Blushi thekson se shëndeti dhe jeta e qytetarëve të Tiranës, si dhe shërbimi dinjitoz që ata meritojnë nga bashkia janë i vetmi prioritet!

Postimi i plotë:

Nisur nga gjendja shumë problematike e furnizimit me ujë të pijshëm në Tiranë, të raportuar periodikisht edhe nga qytetarët, nga fakti se furnizimi me ujë 24 orë nuk u realizua kurrë dhe në kushtet kur cilësia e ujit është skandaloze, pavarësisht çmimit të lartë, ju drejtova sot Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe Drejtorit të UKT, Elton Kacidhja me një kërkesë zyrtare për masat e marra për zgjidhjen e kësaj situate shqetësuese.

Shëndeti dhe jeta e qytetarëve të Tiranës, si dhe shërbimi dinjitoz që ata meritojnë nga Bashkia janë i vetmi prioritet!.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco