Bylykbashi në vend të Alibeajt për Reformën Zgjedhore?! Bardhi: Po, s’ka ardhur dita të na diktojë Edi Rama!

Bylykbashi në vend të Alibeajt për Reformën Zgjedhore?! Bardhi: Po, s’ka ardhur dita të na diktojë Edi Rama!

14:47, 19/09/2023
A+ Aa A-

Përbërja e re e Komisionit të Reformës Zgjedhore: Bashkëkryetar në emër të Grupit Parlamentar të PD, z. Oerd Bylykbashi. Anëtarë propozohen deputetët: Dhurata Çupi, Dash Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.

Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili prezantoi sot përbërjen e re të Komisionit të Reformës Zgjedhore me deputetët e opozitës si edhe rikonceptimin e tij, i dha përgjigje edhe një pyetjeje specifike të gazetarëve nëse kjo ide do të miratohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Pyetje: Z. Bardhi, ju thoni se bashkëkryetar do të jetë z. Bylykbashi. Këtë pozicion e mban z. Alibeaj. Ju besoni se do t’ua miratojë Kuvendi dhe znj. Nikolla këtë listë, duke parë atë që ka ndodhur përgjatë këtyre dy javëve në parlament?

Bardhi: Së pari, bëhet fjalë për përfaqësues të Grupit Parlamentar të PD-së. Se kush përfaqëson në komisione të caktuara, të posaçme, në komisione hetimore apo në komisioneve të tjera grupet parlamentare, i propozon kryetari i grupit përkatës, në rastin konkret Grupi Parlamentar i PD-së dhe i voton Kuvendi.

Ne nuk i ndërhyjmë Grupit Parlamentar të PS-së se cilin do të caktojë bashkëkryetar të këtij komisioni dhe besoj se nuk ka ardhur ende dita që Edi Rama të na diktojë se kush do të jetë bashkëkryetari që përfaqëson opozitën në Komsionin e Reformës Zgjedhore. Po flasim për përfaqësues të opozitës dhe përfaqësuesin e opozitës e cakton grupit Parlamentar i PD-së dhe sigurisht edhe dy grupet e tjera që kanë dhënë dakortësinë e tyre që z. Bylykbashi të jetë bashkëkryetar i këtij komisioni./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco