Gjurmimi i Amant Josifit nga Spanja dhe ‘spaçiatorët’ e Taulant Ballës

Gjurmimi i Amant Josifit nga Spanja dhe ‘spaçiatorët’ e Taulant Ballës

10:47, 16/09/2023
A+ Aa A-

Nëse i hedh një sy lajmeve të portaleve këto ditë, sheh se ato janë të mbushura me operacionin ‘Tempulli’, ku thuhet se u arrestuan mbi 200 persona.

Edhe pse lista e tyre nuk u bë kurrë publike, sërish mediat jo vetëm në Tiranë, po raportojnë për operacionin, duke i e quajtur madje mega-operacion.

Por pavarësisht kësaj, ajo që bie në sy është se në këtë listë të mbushur plot me ‘spaçiatorë’ droge, nuk ka asnjë drejtues grupi.

Mes të arrestuarve thuhet se ka edhe gra shtazëna dhe të moshuara, por asnjë bos i rëndësishëm nuk ka rënë në prangat e Taulant Ballës.

Kjo marrëzi e prodhuar për propagandë, bie krejt në kontradiktë me mënyrën se si bëhen operacionet në Europë. Duke iu referuar arrestimit të Amant Josifit, partnerit të Olsi Ramës, gazeta më e madhe spanjolle, El Pais thotë se policia e këtij vendi mund të shkonte pas atyre që njihen si ndërmjetësues dhe që janë me qindra. Por ata zgjodhën të shkojnë vetëm pas krerëve të këtij grupi.

“Jashtë hetimit u lanë ndërmjetësit e rremë, duke pasur parasysh vështirësitë e kombinimit të legjislacioneve të ndryshme të çdo vendi. Policia i përqendroi të gjithë përpjekjet për të ‘prerë kokat’ e atyre që i konsideron përgjegjësit kryesorë të këtij rrjeti kriminal. Në rastin e Josifit, ai ishte përgjegjësi i degës së dedikuar për mashtrimin e qytetarëve spanjollë me epiqendër Shqipërinë. Policia ndërhyri në të njëjtën kohë në qendrat e thirrjeve të përhapura në disa vende, duke përfshirë Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainën,” shkruan gazeta El Pais.

Kurse në rastin e Ballës, policia e të cilit e la Amant Josifin të lirë, lajmet duhen mbushur me ‘spaçiatorë’. Krerët e bandave nuk i prek kush. Arsyen e di gjithkush...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco