Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Rama interviston Silvinjon/ Paloka: Tani po vjedh nga sukseset e të tjerëve

Rama interviston Silvinjon/ Paloka: Tani po vjedh nga sukseset e të tjerëve

10:25, 16/09/2023
A+ Aa A-

Shqiptarët u zgjuan sot në mëngjes me lajmin e madh.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka intervistuar trajnerin e kombëtares, Silvinjon.

Sikur të mos mjaftonte fakti se ka kapur çdo pushtet në vend, tani Rama po merr edhe rolin e gazetarit.

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi me ironi ndaj kësaj ‘interviste’.

“Ja urdhëro… Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Nga sot, Rama do flasë për “mikun e tij të ngushte Silvinjo” dhe do i japë atij këshilla publike.

Larg qoftë që Kombëtarja, e cila është me një këmbë në Gjermani, ta humbasë këtë shans sepse do e shihnit se si “miku i ngushtë” do “braktisej” siç ndodhi me Edi Rejan.

Po fituam me Çekinë, “intervistën” tjetër e ka me Armando Dukën, ku Rama do tregojë se si e udhëzoi mikun e tij Silvinjo për fitoren…

Dështak dhe i shpifur. Vetëm të vjedhë di. Në këtë rast të vjedhë nga suksesi i të tjerëve!” shkruan Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco