Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Gazeta e Dubait: Amant Josifi ishte ‘koka’ e mashtrimit 2.4 miliardë euro

Gazeta e Dubait: Amant Josifi ishte ‘koka’ e mashtrimit 2.4 miliardë euro

09:42, 16/09/2023
A+ Aa A-

Edhe gazeta e Dubait në spanjisht, Correo, i ka bërë jehonë arrestimit të Amant Josifit, të cilin e quan kreun e rrjetit të mashtrimit ndërkombëtar.

Gazeta thekson se Josifi akuzohet për një mashtrim në vlerën e 2.4 miliardë eurove.

“Amant Josifi ka rënë në prangat e Policisë së Dubait. Ai kërkohej ndërkombëtarisht si pjesë e një grupi që mashtroi rreth 17 mijë viktima përmes qendrave të thirrjeve dhe u shkaktoi qytetarëve dëme me vlerë 2.4 miliardë euro.

Josifi, i cili u arrestua më 6 shtator dhe të cilin skuadra speciale Mossos dhe Garda Civile spanjolle e kishin përcaktuar si objektiv me ‘vlerë të lartë’, ishte pronar i disa qendrave të thirrjeve të regjistruara një vit më parë në Shqipëri, nga të cilat policia dyshon se telefonoheshin viktimat e rrjetit në Spanjë për t’u ofruar investime false.

Mësohet se ai është arrestuar një javë më parë dhe kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Spanjë”, shkruan gazeta.

“Në total 200 mijë persona kanë qenë viktima të këtij mashtrimi në Europë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që lejuan hetuesit të identifikojnë dhe lidhin së bashku më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e thirrjeve telefonike. Një nga viktimat e kësaj skeme ishte një e moshuar spanjolle rreth të 80-ave, e cila humbi 800 mijë euro.

Josifi është një biznesmen i njohur në Shqipëri, me lidhje të forta politike, përfshi këtu faktin se ka qenë këshilltar i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në vitin 2020,” thekson gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco