Mungesa e urdhër-arrestit për Josifin/ Berisha: Kjo e damkos SKAP-in si organ të kontrolluar nga Rama

Mungesa e urdhër-arrestit për Josifin/ Berisha: Kjo e damkos SKAP-in si organ të kontrolluar nga Rama

12:53, 15/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot në konferencën për shtyp se SPAK nuk lëshoi një urdhër-arresti për Amant Josifin, duke treguar se kontrollohet plotësisht nga Edi Rama.

“Kjo është një nga skemat më të mëdha piramidale. 2.4 miliardë euro.

E realizuar në pjesë palcore në Shqipëri nga shqiptarët.

Në një kohë kur policia dhe tatimorët suleshin ndaj call-centerave, punonjësit e këëtyre qendrave rekrutoheshin dhe arritën deri në 600 punonjës nën komandën e Olsi Ramës dhe Amant Josifit.

Që prokuroria shqiptare të mos lëshojë urdhër-arresti ndaj një shqiptari, që zhvillonte aktivitet të tmerrshëm kriminal në Shqipëri ndaj vendeve të tjera, kjo përbën një nënshtrim dhe poshtërim kriminal të saj.

E kuptoni? Ç’më duhet mua pse shqiptarët vjedhin spanjollët? Kjo vetëm e vetëm pse këtu ishte Olsi Rama.

Kjo e damkos SKAP-in si një organ të kontrolluar totalisht nga klani mafioz Rama.

Kemi vështirësi me Dubain, thoshte Dumani, po Spanja pse nuk kishte vështirësi?

Se ti nuk ke lëshuar asnjë urdhër-arresti për Amant Josifin. Kjo fakton karakterin e turpshëm politik të këtij institucioni.

Si e justifikon kjo prokurori, mos-lëshimin e urdhër-arrestit?

Akti është po kaq i rëndë sa akti ndaj McGonigal.

McGonigal, i cili së shpejti do flasë, u instalua në Shqipëri me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën dhe vendosën një sistem gjobash ndaj biznesmenëve, dhe prokurorisë shqiptare nuk i duhej gjë se ai është mik i Edi Ramës.

Ka shtet më mafioz se ky?

Drejtësia rri duarkryq për shkak të Edi Ramës.

Se po të lëshojnë mandat-arresti, duhet të arrestojnë Olsi Ramën. Dhe po të arrestojnë Olsi Ramën, duhet të arrestojnë edhe Edi Ramën,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco