Granti 35 mln USD/ Hovenier: Konfirmon partneritetin afatgjatë SHBA-Kosovë

Granti 35 mln USD/ Hovenier: Konfirmon partneritetin afatgjatë SHBA-Kosovë

12:07, 15/09/2023
A+ Aa A-

Kosova nënshkroi të premten një marrëveshje me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) me vlerë rreth 35 milionë dollarë.

Marrëveshja e Grantit për Zhvillim u nënshkrua nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler.

Presidentja Osmani tha se fondet do të kontribuojnë në plotësimin e objektivave zhvillimore të Kosovës.

“Kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, tha ajo në një konferencë për media.

Osmani shtoi se marrëveshja do të kontribuojë edhe në reduktimin e korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të reagimit ndaj nevojave të qytetarëve.

Kurse ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani se marrëveshja konfirmon partneritetin afatgjatë të SHBA-së me popullin e Kosovës.

Hovenier theksoi se prej vitit 1999, SHBA i ka investuar më shumë se 2 miliardë dollarë në Kosovë, "për t’i çuar përpara interesat e përbashkëta".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco