LETRA/ 'Jam vetëshpallur kreu i grupit të PD-së'/ Korreshi ironizon Nikollën

LETRA/ 'Jam vetëshpallur kreu i grupit të PD-së'/ Korreshi ironizon Nikollën

11:59, 15/09/2023
A+ Aa A-

Në një kohë kur Partia Demokratike është përfshirë nga një debat për kryetarin e Grupit Parlamentar, deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar duke i dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Përmes kësaj shkrese, Korreshi thotë se është vetëshpallur kryetar grupi, ndërsa thekson se ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë.

Pavarësisht faktit se ai ia kishte dorëzuar Kuvendit, Lindita Nikolla refuzoi që ta lexonte shkresën ironizuese të Korreshit.

Kujtojmë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, lexoi dje në seancë dy shkresa, atë të Gazment Bardhit që deklaronte se ishte kryetar grupi dhe atë të Bashës, që autorizonte deputeten Flutura Açka.

Kjo ka shkaktuar një debat dhe përplasje të ashpër verbale mes Gazment Bardhit dhe Lindita Nikollës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco