VIDEO/ Berisha: Rama më i përçmuari i Ballkanit. I ra çdo maskë me Kosovën, krijoi krizë të thellë me Greqinë

21:04, 07/09/2023
A+ Aa A-

‘Kjo verë ka qenë shumë interesante, ka qenë një nga verat më dinamike që ka pasur ndonjëherë në zhvillime’.

Kështu deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV. Sipas Berishës, Rama aktualisht është aktualisht më i përçmuari i Ballkanit. I pyetur nga gazetari Çim Peka në lidhje me marrëdhëniet e Ramës me Kosovën dhe Greqinë, Berisha u shpreh se Ramës i ka rënë çdo maskë.

Peka: Pse ...

Berisha: Marrim disa aspekte. Merr Edi Ramën. Grabiti mandatin e tretë, u paraqit si i mandatuar për 3 herë rresht. Ku është sot, më i përçmuari i Ballkanit. I ra çdo maskë në raport me Kosovën. Duke patur si shpatë Demokleu çështjen McGonigal, u hodh në një sulm të paimagjinueshëm ndaj një vendi fqinj, nuk po them fare shqiptar, një vendi vëlla, apo një vendi motër, por ndaj një vendi fqinj, ai që ka minimumin e minimumit të seriozitetit, integritetit nuk mund të sillet kurrë si një rrugaç siç u soll ky me Kosovën. Ky për të mbuluar vjedhjen e mandatit, për të mbuluar McGonigalin, nuk jam shqiptar unë tha, jam EuroAtlantik, paçka se flamurin e NATO e ka zhdukur nga e gjithë Shqipëria. Shkoni te kryeministria, ne jemi anëtarë të NATO-s, jo BE-së. Unë e kam pasur gjithmonë edhe flamurin e BE-së, por flamur për anëtarësim kemi të NATO-s ne. Aty e hoqi flamurin e NATO, e zhduku ky EuroAtlantisi dhe iu vërsul si EuroAtlantik, jo si shqiptari që ka vjedhur mandatin, jo shqiptari që ka rekrutuar McGonigalin, ju vërsul Albin Kurtit dhe tha se tani më erdhi rasti që unë të bëhem de fakto kryeministri i Kosovës.

Dmth të bëhem ndërmjetësi dhe zgjidhësi i problemit. I vuri sanksione Albin Kurtit, i drejtoi letër presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, hartoi dhe statusin e shoqatës së Komunave me shumicë serbe në Kosovë, i dërgoi ato dhe ndërmori turin Ballkanit, më i dështuari në historinë e Ballkanit. Organizoi takimin, atje nuk e priti Albin Kurti, këtu nuk i erdhi Albin Kurti. Albin Kurti është aty ku është kryeministër, me pozitivitetin dhe negativitetin e tij, por një kryeministër i një vendi të lirë, të pavarur, një kryeministër i cili zbaton ligjet dhe kushtetutën e vendit të tij. Po të jap vetëm një shembull. Sami Lushtakun dhe Fredi Belerin. Sami Lushtaku nga burgu shkon dhe bën betimin si kryetar i Komunës ku e votuan zgjedhësit e tij. Kurse në Shqipëri Fredi Beleri nuk lejohet me urdhër politik të bëjë betimin, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet e vendit, duke shkelmuar, poshtëruar drejtësinë e cila në asnjë rast nuk ka vendosur që Beleri të mos betohet.

Për të marrë një vendim të tillë, gjykatat e Shqipërisë duhet ti heqin Fredi Belerit të drejtën e votës ose të drejtën për tu zgjedhur. Por këto nuk kanë rendësi. Këtu ka një njeri i cili është edhe ligj, edhe maliq, edhe Pëllumb Gjokë edhe Bajr, edhe ky dhe ai. Dhe ky njeri krijon një krizë, jashtëzakonisht problematik me Greqinë. Pse? Greqia nuk ka dyshim se është për rajonin zëri më i rëndësishëm në BE. Por për hirë të vërtetës, përveç Maqedonisë çështjes së emrit, që ishte lënë që në fillim, Greqia nuk ka penguar asnjëherë një vend të rajonit në procesin e integrimit në BE. Përkundrazi Greqia ka mbështetur këtë proces. Por nëse ti e shtyn Greqinë në një vendim skizoid, që ta ka lakmi edhe Kim Jong Un, që nuk mund ta marrësh kurrë, se kur ka qenë Fatos Nano në pushtet kur deputetë të PD-së janë betuar në burg dhe kanë marrë mandate, sepse parimi universal i prezumimit të pafajësisë është parim që respektohet në çdo vend të lirë. Dhe ky tani për interesat mafioze të tij, në trojet e Himarës, në pjesën e bregut, ky kërkon me çdo kusht që ta nxjerrë jashtë afatit të betimit Fredi Belerin.

Do të them vetëm një gjë. Himarën e ka qeverisur Vasil Bollano, kujto pak bregun si ishte. As nuk kishte pushtime. Bollano nuk ka bërë asnjë ndërtim të vetin, respektoi banorët. Kurse sot aty ka lëshuar pushtues, trafikantë droge, qeveritarë që po zhbijnë edhe ullinjtë, rrafshojnë kodra, sepse kanë para të pafundme. Nuk e duron dot Edi Rama të humbasë këtë pasuri të madhe nga duart e veta. Ndaj dhe prish marrëdhëniet me Greqinë, po e po, edhe kjo shumë keq, sepse aty kemi 1 milionë shqiptarë. Ç’po të kërkon Greqia. Nuk të ka kërkuar që ta nxjerrësh nga burgu këtë, që unë të them që në burg është politik, të them se operacioni ishte absolutisht si i sigurimit të shtetit. Shkuan dhe e morën gruan, nënën e tre fëmijëve e kanë nxjerrë nga shtrati në 2 të natës dhe këto i bënte sigurimi, se nuk ka kushtetutë që i lejon. Dhe hajde se ke marrë paratë, kur ajo nuk kishte marrë asnjë qindarkë, por vetëm për terror, me një operacion të montuar kryekëput të tipit të sigurimit të shtetit dhe e fut në burg. E fut në burg vetëm e vetëm për të mos bërë betimi.

Plus që McGonigal pranoi fajësinë në Nju Jork dhe thuhet se do të pranojë fajësinë edhe në Uashington dhe unë nuk besoj se mund ta shpëtojë njeri nga drejtësia amerikane, për aktin absolutisht armiqësor që ka bërë ndaj partnerit kryesor të Shqipërisë, korruptimin e kryezbuluesit të FBI-së së Nju Jorkut. Kanë shpërthyer gjirizet e aferat e vjedhjeve të shekullit, djegësat. Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, kanë dalë kupola kryesore e tyre. Urdhër arresti që lëshoi ndaj Arben Ahmetajt, kundërmoi dhe u kthye në një bumerang të tmerrshëm për Edi Ramën. E para një zv/kryeministër në arrati, e dyta Ahmetaj i çon selame. Ja kanë prerë rrogën, por nuk i kanë hequr mandatin. Kjo ështe e pashembullt. Ai me urdhër mandat arresti ndërkombëtar, por njëkohësisht deputet, por kush e arreston atë me imunitetin e deputetit, kërkush nuk e arreston.

Gjëja më qesharake, sepse ai është me mandat. Po pse e le, e le se ja ka frikën. Njëlloj Saimir Tahiri. Tahiri e dorëzoi vetë mandatin, nuk ja hoqi ky. Por kjo verë gjithashtu dëshmoi dominimin total të skapit të partisë nga Edi Rama. Unë ftoj çdo shqiptar të rikujtojë fjalët e Edi Ramës dy vite më parë, kërcënimin e tij të egër ndaj skapit që e krijuan vetëm si parti dhe mos e dhëntë Zoti këtë e atë se do i bëjmë, këtë dhe atë. Lexoni fjalët e tij për skapin e partisë. Çfarë ishte ky ndryshim themelor. Ishte ky ndryshim sepse skapi i partisë dëshmoi se nuk bën asnjë hap, nuk guxon të bëjë pa miratimin e Ramës.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco