Milionat e eurove të inceneratorëve nuk groposen dot as në Malin e Shpiragut, e as burgosen dot me Fredi Belerin

Milionat e eurove të inceneratorëve nuk groposen dot as në Malin e Shpiragut, e as burgosen dot me Fredi Belerin

17:26, 22/08/2023
A+ Aa A-

Edi Rama përpiqet çdo ditë të sajojë nga një lajm të kotë, por të përgatitur me popozitet për të larguar vëmendjen e publikut nga afera korrutive e shekullit, inceneratorët.

Një ditë sajon sherr me Greqinë, një ditë tjetër 'kërcënon' Serbinë që mos prekë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut se do ketë punë me këtë pastaj, ditën tjetër vishet si naftëtar dhe lajmëron për të njëqindën herë, "jemi afër, naftë në Shpirag, edhe pak, vjeshtën tjetër...", si Enver Hoxha në vaftit që merrte vesh nga nafta, bujqësia...

Mirëpo, ajo që duan të dinë shqiptarët është - Ku shkuan paratë e shqiptarëve që u grabitën për të ndërtuar inceneratorët?

Deri tani janë paguar vetëm për inceneratorin e Tiranës 110-milionë euro. Fati i parave të shqiptarëve nuk dihet, ose më saktë ata që e dinë dhe janë përgjegjës për to nuk flasin, Edi Rama dhe Erion Veliaj, po edhe drejtësia ka frikë t'u afrohet.

Vetëm Erion Veliaj ka paguar 60 milionë euro për inceneratorët që nuk  ekzistojnë. Veliaj mund të jetë i vetmi kryetar bashkie në botë që ka shpërdoruar 60 milionë euro taksa të qytetarëve dhe nuk ka dhënë llogari ku i ka çuar ato pasi inceneratorin nuk ka.

Drejtësia hesht, bën hetime për PR, për të prodhuar lajme "bombastike" si tituj portalesh, por krerët e aferës së shekullit nuk i ka marrë ende nën hetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco