Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

VIDEO/ Vjedhja e të dhënave nga TIMS, Xhaferri: Ky kalvar ka nisur që nga 2013

17:11, 22/08/2023
A+ Aa A-

Kreu i Forumit Rinor në Partinë Demokratikë Besart Xhaferri ka komentuar skandalin e vjedhjes së të dhënave të qytetarëve nga sistemin TIMS duke thënë se ky kalvar e ka vazhdimin që nga viti 2013, kur partia socialiste mori në dorë pushtetin.

I ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në SYRI TV, Xhaferri thotë se prurja e dixhitalizimit nga kryeministri Rama solli vetëm dëme për shtetin.

Sipas Xhaferrit SPAk duhet të hetojë me shumë kujdes e t’u japë dënime maksimale atyre që kanë lejuar të shkatërrojnë vendin.

“Kjo është vazhdimi i kalvarit që ka nisur që në vitin 2013 kur Partia Socialiste ka ardhur në pushtet. Mesa mbaj mend, ka qenë që tek kopjimi i të dhënave të tatimeve. Kur drejtësia nuk ndikon në raste precedence dhe krijohet precedenca që dikush i kopjon. Këto janë sekrete shtetërore dhe pastaj ka dhe sekrete private të çdo individi që ka hyrë e ka dalë nga TIMS apo ka një subjekt tatimor, apo kadastra, apo e-albania apo edhe shumë e shumë gjëra të tjera.

Nuk ka pasur asnjë të dënuar për këto raste më parë  dhe kësaj radhe ka vazhduar edhe guximi për të bërë edhe sa më shumë gjëra. Problemi kryesor që në këmi sot është që dixhitalizimi që Edi Rama e pompon pafund, që është ky përqëndrimi i  çdo dokumenti të administratës tonë  shtetërore në format dixhital dhe pastaj i unifikuar në një dorë që është e-albania apo sistemi TIMS etj, kanë krijuar edhe risqe më të larta që kushdo që do të dojë t’i bëjë dëm këtij shteti, ja ka bërë, siç kishin edhe hakerat iranian, por në të njëjtën kohë kur ka qëllime të veçanta personale  të individëve të ndryshëm për të marrë këto të dhena e për ti nxjerrë  ndoshta edhe në treg në të ardhmen. Këtu është për tu parë akoma se ku e ka ‘dardha bishtin’. Duhet ndjekur dhe duhet hetuar me shumë kujdes.

Në radhë të dytë duhen bërë  dënime shembullore sepse Shqipëria sado shtet i dobët që është, në fund të ditës është një shtet anëtar në NATO. Ne na kalojnë  edhe informacione shumë të veçanta  dhe të sigurta nga aleatë e partnerët tanë sepse kot nuk thirrur nga ambasada amerikane ministri. Por kur ke shtetin në dorën e disa banditëve të cilët guximi ju ka arritur në nivele të çmendura, kjo shikohet pra e shtrirë në multidimensione të çdo lloj sfere shtetërore sot, si tek ana digjitale, si tek një USB  apo si edhe tek koncesionet të cilat vidhen 100mln euro, zhduken 500 mln euro.

Këtu e ka në dorë drejtësia, SPAK-u dhe gjithë kjo drejtësi e re që po bën një punë në gusht e po pretendon se po ndryshon këtë sistem, duhet të fillojë e të bëjë dënime spektakolare dhe shembullore për këdo individ që denjon të vjedhi të dhenat e shqiptarëve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco