Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

VIDEO-SYRI TV/ Rama reagon pasi u la jashtë takimit në Athinë: Darka u përdor për t’i dërguar mesazh Shqipërisë

17:04, 22/08/2023
A+ Aa A-

Një ditë, pas samitit të mbajtur në Athinë, ku nuk ishte i ftuar, Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ftesën që kryeministri grek Kirjakos Mitsotakis, I dërgoi presidentit Bajram Begaj, duke thënë se nuk do të bëjë të njëjtën gjë, në samitin e Tiranës, në tetor. Rama deklaroi se darka në Athinë u përdor nga Mitsotakis, për t’i dhënë mesazhe kontradiktore Shqipërisë, ndërsa e akuzoi se po bëhet peng i politikës së brendshme fisore.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë, pasi nuk mori ftesë nga Kryeministri i Greqisë, Kirjakos Mitsotakis, për të qenë i pranishëm në takimin e lideërve të rajonit që u mbajt në Athinë. Pasi u la jashtë tryeze, nga shteti helen, si një mesazh i Greqisë, për përplasjet që lidhet me çështjen Beleri, Rama konfirmon krizën në marrëdhëniet me Athinën zyrtare dhe kritikoi ftesën që Mitsotakis, i bëri presidentit Bajram Begaj.

Në përgjigje ndaj homologut të tij, Rama deklaron se ky ishte një mesazh i gabuar, për lënien jashtë të Shqipërisë, duke shmangur fajin se jashtë këtij samiti nuk u la Shqipëria, por kryeministri, pasi ftesa ju dërgua Presidentit Bajram Begaj, i cili në mënyrë të pashpjegueshme, refuzoi të ishte i pranishëm.

Shefi i qeverisë, shkruan se nuk do ti përgjigjet me të njëjtën monedhë Greqisë, në samitin që do mbahet në Tetor, në Tiranë.

Shpresoj shumë që takimi të ishte produktiv dhe sigurisht, më mirë të mos e kisha parë darkën e përdorur për t'i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit shumë më ambicioz të nismës dhe shpresoj që ky fakt fatkeq të mos ngatërroj të ftuarit e nderuar. Në tetori, Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit të këtij viti në Tiranë. Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë ka qenë i ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjesha nën zë, duke ftuar në vend të tij Presidentin grek, për të cilin kam edhe respektin më të madh.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Por ndërsa shkakun për krizën mes dy shteteve, Greqia e gjen te raporti me Edi Ramën, Kryeministri përpiqet që për këtë gjë, të akuzojë kritikët.

Unë e kuptoj presionin e palëve të treta, të etur për të shfrytëzuar çdo rast për të bërë një mal nga një kodër. Por ne të gjithë kemi sfida shumë më të mëdha përpara, ka male të vërteta për t’u ngjitur. Ajo që duhet të na bashkojë në kohë të tilla të trazuara për hir të popullit tonë, vendeve tona, rajonit tonë, Evropës tonë është më e madhe se ajo që na ndan. Ka shumë rreziqe globale, që ne të bëhemi peng i politikës së brendshme fisnore.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri nuk e përmend, në reagimin e tij, kërkesën e vazhdueshme të qeverisë greke, për të lejuar betimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerin, në të kundër Athina ka paralajmëruar se Shqipëria do të përballet me pengesa serioze në rrugën e integrimit europian dhe bllokime të fondeve europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco