Hetimi për inceneratorin e Tiranës/ Çaushaj: SPAK ka prova! Priten dënime të nivelit të lartë

14:18, 02/08/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV, gazetarja Rezarta Çaushaj ka folur për  hetimin e SPAK për inceneratorin e Tiranës dhe zyrtarët e përfshirë në këtë aferë.

Gazetarja ka theksuar se qytetarët e Tiranës kanë paguar 29 euro për ton për menaxhimin e mbetjeve për një shërbim që ato nuk e marin dhe është e rëndësishme sepse mjaftojnë këto të dyja që të ketë një çështje të mirë dhe dënime të nivelit të lartë dhe të gjitha niveleve.

Çaushaj: Edhe më parë se të bëhej publike, dosja e ish-ministrit Ahmetaj është kërkuar në bazë të informacionit që u mblodh nga një auditimi i bërë nga KLSH në janar të vitit 2022 mendohet se ka mjaftueshëm indicie për shkelje dhe abuzime në rastin e koncesionit të Tiranës dhe ne kemi kërkuar që ato shërbime që bëheshin për një shërbim që ne nuk e marim të ndaleshin dhe të sekuestrohej inceneratori.

SPAK ka arritur në vërtetojë që kompania koncensionare që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës është në pronësi të dyshes Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Në momentin që kjo është vendosur dhe ka prova përfundimtare për këtë kjo është gur themeli pasi lidhen edhe me dy çështje të tjera si ajo e inceneratorit të Elbasanit dhe atij të Fierit të cilët njëkohësisht u është dhënë kompanive në pronësi të këtyre individëve.

Qytetarët e Tiranës kanë paguar 29 euro për ton për menaxhimin e mbetjeve për një shërbim që ato nuk e marin. Kjo është e rëndësishme sepse mjaftojnë këto të dyja që të ketë një çështje të mirë dhe dënime të nivelit të lartë dhe të gjitha niveleve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco