Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se përgjgejësi kryesor, pas Edi Ramës për Inceneratorin e Tiranës është Erion Veliaj. Sipas Berishës kjo aferë do i kushtoi qytetarëve 680 milionë euro, e përfitueesit real janë Rama-Veliaj-Agaçi. Kryedemokrati denoncoi gjithashtu se ishte Erion Veliaj që kontraktoi studion e mikut të tij Florian Pustina, ku punonte bashkëshortja për të çuar përpara koncesionin, e nëprmjet lidhjeve me Klotilda Bushkën, u fut me urgjenc në Kuvend.
SYRI TV
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se është përgjegjës kryesor për aferën me inceneratorin e Tiranës. Nga selia blu, Berisha denoncoi praktikat antiligjore që ka ndjekur Erion Veliaj për t’I hapur rrugë vjedhjes së taksave të qytetarëve nëprmjet skemës korruptive të incenratorit të Tiranës, i cili nuk ekziston si objekt, pavarsisht se për të janë dhënë miliona euro nga buxheti I shtetit.
Berisha bëri me dije se Erion Veliaj për aferën me inceneratorin e Tiranës kontraktoi studion e mikut të tij, ku I punonte edhe bashkëshortja, ndërsa shtoi se për këtë koncesnion korruptiv, asistoi deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila e kaloi me urgjence në Kuvend.
Lideri I opozitës u shpreh se për Erion Veliaj drejtësia mund të vonojë, por nuk do ta harrojë atë, për vënien në funksion të kësaj afere korruptive.
© SYRI.net
Florian Pustina eshte miku i grupit Mjaft dhe dora e tyre per marifete.