SYRI TV/ Njoftohet përjashtimi i 50 mijë anëtarëve nga PD, Gjana: Nuk janë aktiv, i hoqëm nga lista

14:21, 25/07/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha thyen një tjetër rekord. Pasi mbajti peng vulën dhe logon e Partisë Demokratike e përjashtoi deputetë e figura kryesore, sot ka përjashtuar edhe anëtarësinë. Jemin Gjana, në emër të Bashës, njoftoi se janë përjashtuar mbi 50 mijë anëtarë, të cilët sipas tij nuk janë aktiv në parti. Gjana ka shprehur euforizëm, pas makinacionit të radhës, për rrëmbimin e vulës edhe nga Gazmend Bardhi. 

SYRI TV

Pasi mbajti peng vulën, përjashtoi deputetë dhe drejtues kryesor, Lulzim Basha kryen një tjetër akt të paprecedent, duke përjashtuar edhe anëtarët e Partisë Demokratike. Pasi në shërbim të Bashës, uli në pallatin e kongresit 5006 delegatë në 1958 karrige, Jemin Gjana komunikoj sot se kanë përjashtuar nga Partia Demokratike mbi 50 mijë anëtarë. Sipas Gjanës, këta anëtarë nuk kanë të drejtë vote, e nuk mund të jenë pjesë e procesit fars të Lulzim Bashës, për të vijuar pengmarrjen e logos së Partisë.

Ndërsa komunikoi urdhrin e Lulzim Bashës për të përjashtuar anëtarësinë e Partisë Demokratike, Jemin Gjana konfirmoi edhe një tjetër fakt, që nuk kanë as njerëz për të hapur qendra votimi në çdo degë, e ndaj do të hapet një numër i kufizuar qendrash, për çuarjen përpara të procesit fars.

Jemin Gjana pranoi se e gjithë farsa, e cila u refuzua edhe nga Gazmend Bardhi dhe deputetët e tjerë,  është bërë vetëm me qëllimin për të mbajtur vulën e Partisë Demokratike. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

3 dekada mashtrime25/07/2023 14:31

Normale, se Jemini&CO kështu ka qënë përherë. Dikur i ka shërbyer Saliut, e tani i shërben Bashës. Prandaj njerëzit janë të zhgënjyer e pashpresë, se të gjithëve iu ka dalë surrati se kush janë, nuk kanë ça mashtrojnëë këtë milet. Rama e ka kapur filmin, ka kapur pushtetet dhe i ble votat, me para apo vende pune. S'ka mënyrë tjetër në këtë dëshpërim social të madh. Ose do emigrosh, ose do durosh duke e shtytur me kothere e thërrime, ose do vjedhësh, ose do bëhesh patronazhist, ose do shesës votën.

3 dekada mashtrime25/07/2023 14:31

Normale, se Jemini&CO kështu ka qënë përherë. Dikur i ka shërbyer Saliut, e tani i shërben Bashës. Prandaj njerëzit janë të zhgënjyer e pashpresë, se të gjithëve iu ka dalë surrati se kush janë, nuk kanë ça mashtrojnëë këtë milet. Rama e ka kapur filmin, ka kapur pushtetet dhe i ble votat, me para apo vende pune. S'ka mënyrë zjetër në këtë dëshpërim social të madh. Ose do emigrosh, ose do durosh duke e shtytur me kothere e thërrime, ose do vjedhësh, ose do bëhesh patronazhist, ose do shesës votën.

Shto koment

Denonco