Saraçi: Klodjan Zoto ka lënë gjurmë për shumë zyrtarë të kësaj qeverie

21:57, 13/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Romir Saraçi është shprehur se shumë zyrtarëve të qeverisë së Ramës u kanë dalë emrat në dosjet për aferën e inceneratorëve.

I ftuar në “Çim Peka Live” në Syri TV, Saraçi thotë se në inceneratorët e Klodian Zotos është përfshirë i gjithë zinxhiri i Partisë Socialiste dhe SPAK nuk ka denjuar as t'i marrë në pyetje pë këtë çështje. 

“Përtej pjesës që është shumë teknike  e nxjerrjes së parave nga fondi rezervë, e përfshirjes së personave të tjerë përveç këtyre ka edhe emra publik që SPAK nuk denjon.

Nga ato çka kemi parë nga dosjet habit fakti që SPAK ka krijuar një rreth hetimor dhe nuk denjon të shkojë përtej.

Vetëm sot ka pasur emra të tjerë që kanë dalë në lidhje me Zoton dhe Mërtirin. Ka dalë emri i Damian Gjiknurit, ka dalë emri i dy deputetëve të tjerë ish-kryebashkiakë të Fierit dhe Beratit, Baftjar Zeqo dhe Fadil Nasufit.

SPAK nuk ka denjuar t’i marrë as në pyetje këta persona. Është e vërtetuar me dokumenta, vizita, udhëtime në të njejtën kohë i Damian Gjiknurit  me Mirel Mërtirin dhe Arben Ahmetajn dhe Klodjan Zoton në Vienë dhe Frankfurt.

Klodjan Zoto duket ose ka qënë një gjeni  i cili ka lënë gjurmë, ka lënë prova kudo për të mbajtur varur këta persona të përfshirë, ose ka qënë një idiot, që nuk besoj të ketë qënë i tillë, që praktikën e inceneratorit e ka bërë në mënyrë perfekte. Rezulton që Zoto ka gjurmë për shumë zyrtarë të qeverisë.

Fillojnë lidhjete tij që tek bashkia e Fierit, që tek bashkëshorti i ministres Spiropali, kalojmë tek Damian Gjiknuri, kalojmë tek Baftjan Zeqo, tek Fadil Nasufi. Pra, është i gjithë zinxhiri i partisë socialiste i përfshirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco