Gjokutaj: SPAK duhet të hetojë se cili dha urdhrin për të marrë paratë te fondi rezervë

21:50, 13/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ishte avokati Gnec Gjokutaj për të hedhur dritë se përse paratë po vazhdojnë të shkojnë në xhepin e Mërtirit dhe Zotos.

Gjokutaj ka theksuar se duhet të hetohet se cili e ka dhënë lejen për të futur duart te fondi rezervë i shtetit dhe SPAK duhet që ta hetojë në thelb këtë çështje.

As më pak e as më shumë shteti i thotë ju jeni hajdutë por paratë po vazhdoni ti merrni që këtu SPAK ka shpërdorim detyre. Është e njëjtë me aksidentit automobilistik ku mjeku ka për detyrë të parë të ndalojë hemorragjinë e të aksidentuarit edhe nëse nuk është arritur kjo nuk kemi arritur asgjë.

Që në fillim nuk duhej marrë me emrat e personave sepse ka vazhduar me to dhe me ato do të mbarojë por duhet të merren me paratë që po derdhen çdo ditë e ky është thelbi i problemit, të dhanë që SPAK ka paraqitur në parlament janë reale por duhet të gjehet se kush i ka marrë paratë nga fondi rezervë dhe cili ka firmosur.

Dëmi është këtu se paratë po ikin Arbeni iku dhe ky është çështja këtu tani. Janë të arrestuar ministra, deputetë por hetimi është devijuar duhet të hetohet kush e dha lejen te fondi rezervë për të marrë paratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco