VIDEO/ Murrizi: Arben Ahmetaj duhet të flasë dhe të sqarojë se kush e urdhëroi

21:50, 13/07/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti Myslim Murrizi, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se, Arben Ahmetaj e ka detyrim të sqarojë shqiptarët se kush e ka urdhëruar për inceneratorët.

Sipas Murrizit, vetëm Arben Ahmetaj mund të mbrojë veten dhe jo avokatët që ai ka zgjedhur.

‘Nuk mbrohet njeriu me avokatë, në këto nivele, kur ke qenë ministër, zv/kryeministër dhe 15 vite deputet.

Këtë duhet të thotë ai, që ju po më bëni veting, të vijë e ta thotë se, pse e filluar me mua, kush është arsyeja e këtij vetingu, pse nuk e filluat nga Rama.

Ahmetaj ka thënë se unë kam qenë shumë i vogël të ju them kolegëve që të bëjnë 17 vendime, me telefonata dhe emaile të Klodit. Pra është tjetër kush.

Kush e urdhëroi ministrinë? Me kushtetutë dhe defakto e urdhëron vetëm kryeministri, ajo tjetër. Pra Arben Ahmetaj duhet të vijë të thotë a e keni nisur me veting pasurie me mua, apo kam përgjegjësi penale për këto 500 mln euro.

Nëse Ahmetaj akuzohet për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, dhe nuk merret me Tiranën, atëherë ti po kërkon të gjesh se ku rrjedh puseta e ‘Ali Demit’ dhe nuk shkon tek gropa e madhe se nga vijnë tubat e ujërave të zeza.

Vetëm Arben Ahmetaj, as Ligori dhe as Visha nuk e mbrojnë dot’, tha Myslim Murrizi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco