VIDEO/ Ola Xama: SPAK e konsideron inceneratorin e Tiranës, një aferë korruptive

21:14, 13/07/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Ola Xama që ka publikuar sot një investigim në lidhje me inceneratorin e Tiranës, të kërkuar nga Erion Veliaj, është shprehur në ‘Çim Peka LIVE’ se SPAK e konsideron këtë aferë, si korruptive.

Duke folur në SYRI TV, Xama është shprehur se SPAK e konsideron të gabuar dhe të paligjshëm inceneratorin e Tiranës.

‘Meqenëse çështja është nën hetim, me atë që kam lexuar në dosje, SPAK e konsideron inceneratorin e Tiranës një aferë korruptive, sepse e akuzon Arben Ahmetajn, se ti e ke kundërshtuar dhënien e financimit, e ke ditur se nuk ka qenë një procedurë dhe një proces i rregullt, pse ke dhënë miratimin.

Pra me këtë fjali, SPAK thotë se procedura e inceneratorit të Tiranës është e gabuar dhe e paligjshme.

Te kapitulli i inceneratorit të Tiranës, Ahmetaj fajësohet se edhe pse e ka ditur se procedura ishte e paligjshme dhe ka pasur implikime financiare të papërballueshme për buxhetin e shtetit, ai ka dërguar një shkresë pa koment. Duke qenë se ministria e Financave mori kompetenca që çdo procedurë PPP-je, duhej të merrej vendimi nga ministri i Financave dhe drejtoria e Koncensioneve, ministri kishte në dorë ta bllokonte ose ti hapte rrugë këtij procesi dhe ministri i financave pas disa kundërshtimeve, pas marrjes përsipër të financimit nga bashkia e Tiranës, nëpërmjet parave që transferon qeveria nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara, që bashkia bën ç’të dojë me këto lekë, Ahmetaj merr një përgjigje nga Erion Veliajt se me këto fonde do të përballoheshin kostot për inceneratorin e Tiranës, nuk e bllokon procedurën, por e jep miratimin pa koment’, tha Ola Xama në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco