VIDEO/ Preçi: Puna e SPAK do të matet kur të rikthejë paratë e vjedhura nga inceneratorët në buxhetin e shtetit

20:03, 13/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armel Ferko për të folur mbi mega aferën e inceneratorëve dhe ndikimet që mund të kenë këto para në tregun e vendit ishte eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.

Preçi është shprehur se nëse SPAK nuk do të arrijë që paratë që janë vjedheur të kthehen në buxhetin e shtetit atëherë kjo do të shkaktojë probleme në të ardhmen pasi do të futen ilegalisht në treg e do të përkeqësojë klimën e biznesit në vend.

Në aferën e inceneratorëve ka pasur faktorë që në mënyrë të pandërgjegjshme dhe disa të ndërgjegjshëm të cilët kanë çuar në cenimin e interesave publike. Është hera e parë që ekspozohet në publik dosja e inceneratorëve dhe ka vënë në pikëpyetje qeverisje dhe problemet e keqqeverisjes janë evidente dhe vendimmarrjet me kosto qindramiliona euro janë hedhur në xhepat private në mënyrë të paligjshëm.

Në këtë vorbull kuptohet se vendimmarrja bëhet objekt shqyrtimi dhe rrethi i personave të përfshirë zgjedhoret dhe janë indicie e mjaftueshme që këto persona të dorëhiqen nga postet publike dhe të përballen me drejtësinë. Ne kemi shkuar drejtë një partie shtet dhe gjëja e parë që i nevojitet këtij vendi është pluralizmi. Ne nuk duhet të punojmë për arrestuar njerëz pasi ata duan 1 milionë lekë në muaj brenda burgjeve po duhet që të punojmë fort që zyrtarët publik të mos marrin para publike dhe në fund ata miliona euro zhduken dhe nuk dihet se ku janë.

Ne duhet të kuptojmë se zyrtarët nxirren nga politika, shpronësohen  dhe puna e SPAK duhet të matur me paratë që rikthehen në buxhetin shtetit që janë vjedhur dhe janë transferuar në ofshore ose janë shndërruar në pasuri të patundshme brenda vendit. Mundet që një zyrtar të kapërcej momentin dhe pastaj kompanitë e tyre dhe ndërtimet në Tiranë vazhdojnë pa fund dhe deformojnë tregjet e kjo është një problem që po ndikon në konkurencën në tregje dhe kompanitë e huaja nuk investojnë e kjo ndikon drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco