Nis mbledhja për mandatin e Ahmetajt, opozita kërkon të zhvillohet me dyer të hapura

Nis mbledhja për mandatin e Ahmetajt, opozita kërkon të zhvillohet me dyer të hapura

16:26, 11/07/2023
A+ Aa A-

Pas kërkesë së SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, mblidhet në Kryesinë e Kuvendit Këshilli i Mandateve.

Ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur tre akuza penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie. Për këto akuza është kërkuar dhe arrestimi i tij.

Bashkë me lejen për arrestimin është dhe ajo për kontrollin personal dhe të celularëve të tij.

Mbledhja ka nisur me kërkesën e opozitës për mbledhje me dyer të hapura dhe më pas me kërkesën e avokatëve të Ahmetajt që duan shtyrjen e saj, bazuar në dosjen voluminoze të SPAK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco