Ruçi pranë Klintonit/ Mos e humbisni batutën pikante të Agim Xhafkës

Ruçi pranë Klintonit/ Mos e humbisni batutën pikante të Agim Xhafkës

10:51, 04/07/2023
A+ Aa A-

Para pak javësh, mediat rikthyen në kujtesë një urdhër të ish-ministrit të Brendshëm të diktaturës, Gramoz Ruçi për të përdorur armë gjatë protestave të vitit 1991.

Ishte pikërisht ky urdhër që vinte në kohën e masakrës së 2 prillit.

Por edhe pse një zyrtar i lartë i komunizmit, Gramoz Ruçi ishte i ftuar nderi në vizitën e ish-presidentit amerikan, Bill Klinton.

Ruçi ishte ulur në radhën e parë, pranë Erion Veliajt dhe Taulant Ballës.

Kjo solli reagime të shumta ironike në rrjetet sociale. Gazetari Agim Xhafka bëri një postim epik.

“Ruçi pranë Klintonit si pika e vajgurit te tenxherja e supës,” shkruan ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco