Shehu: Clinton personalitet i madh, vizitë e mirë në Shqipëri, ne nuk ka ftoi Rama në ceremoni

Shehu: Clinton personalitet i madh, vizitë e mirë në Shqipëri, ne nuk ka ftoi Rama në ceremoni

08:57, 04/07/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë për RTV Ora, deputeti demokrat Tritan Shehu u shpreh se ardhja e Bill Clinto ishte një vizitë e mirë dhe absolutisht ishte një vizitë e një personaliteti të madh.

Ai tha se ishte pikërisht presidenti Clinton ai që ndërmori një hap nga NATO për të mbrojtur Kosovën pasi regjimi serb ishte i pamëshirshëm me ta.

Shehu: Ishte një vizitë e mirë dhe absolutisht ishte një vizitë e një personaliteti të madh. Ai ka qenë ndër iniciatorët për shërimi ne Kosovës nga gjenocidi serb. U ndërmor një hap nga NATO për të mbrojtur Kosovës pasi regjimi serb ishte i pamëshirshëm me ta. Ka disa pika që Kosova duhet t’i tejkalojë dhe duhet të jetë më bashkëpunuese me SHBA-të për të kaluar ngërçet, por jam i bindur se Kosova dhe SHBA nuk mund të ketë një pikë të ulët në këtë aspekt. SHBA-të janë partneri kryesor strategjik.

Sot Bill Clinton ishte sot në Tiranë sepse ka qenë ai që goditi gjenocidin serb. Ndërkohë që parlamenti shqiptar nuk e ka dënuar gjenocidin serb në Kosovë dhe t’i kërkojë që të kërkojë falje. Clinton ka shumë merita për këtë ndërhyrje në Kosova, por parlamenti ynë nuk guxon atë që është fakt. Shumë prej nesh edhe pse kemi qenë ministra të jashtëm ose deputetë, është një turp sepse nuk është respektuar protokolli i shtetit.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco