Mentor Kikia e cilëson 'Ballkanin e Hapur' - 'Një pallat mbi ujë'

Mentor Kikia e cilëson 'Ballkanin e Hapur' - 'Një pallat mbi ujë'

23:18, 03/07/2023
A+ Aa A-

‘Një pallat mbi ujë ’e ka cilësuar analisti Mentor Kikia, nismën e “Ballkanit të Hapur” e iniciuar nga kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Komentet, Kikia, i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se kjo iniciativë nuk duhet të niste, pasi sipas tij, realiteti politik mes Kosovës dhe Serbisë kullon ende gjak.

“Ballkani i Hapur ishte kryesisht një projekt ekonomik, por projektet ekonomike nuk mund të ecin kurrë para projekteve politike. Janë ministrat e jashtëm që çajnë rrugët e marrëdhënieve. Ballkani i Hapur u tentua të ecte ekonomia para politikës. Problemi mes Serbisë dhe Kosovës, në një moment të caktuar Vuçiç nxori kokën dhe tregoi se është i njëjti që ka qenë edhe para Ballkanit të Hapur.

Edhe nga ata që e kundërshtonin, edhe nga ata që e mbështesnin, kuptuam që nuk mund të ecte. Realiteti politik mes Shqipërisë e Serbisë dhe Kosovës e Serbisë kullon ende gjak. Nuk mundesh ti të nxjerrësh një realitet ekonomik, sikur nuk ekziston realiteti politik. Dhe këtu ishte një pallat mbi ujë. Njerëzit që e mbrojtën e ftjelluan, pallati u zhyt dhe kaq”, u shpreh Kikia.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco